Smart News

Taravari: Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë badenter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pauzimin e balancuesit, përcjell TV21. Taravari theksoi se ai, por askush tjetër nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se vendimi duhej tëprolongohet dhe të sillej para ligji.

Në lidhje me këtë lexo: https://tv21.tv/pauzimi-i-balancuesit-reagojne-partite-shqiptare-pushtet-e-opozite/

“Unë nuk përzihem dhe askush nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese por në momente të caktuara, mendoj se duheshte të prolongoheshte pak ky vendim dhe të sillet paraligji. Por sidoqoftë, ne tani e kemi inicuar, ekspertët tonë e përgatisin ligjin. Janë nga përfundimi, vetëm duhet të ulemi me partnerët e koalicionit ta sinkronizojmë dhe ta nxjerrim në Parlament.

Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se duheshka në Gjykatën Kushtetuese të ketë badenter. Z.Sela si mik i afërt i z.Ahmetit, 22 vjet kanë pushtet absolut, lokal e qendror. Pse nuk e sollën një ligj si duhet për gjuhën shqipe? Pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese? A tash iu kujtua? A duhet t’u japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë? Pse nuk e bënë deri tash? Të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë – VLEN.

Exit mobile version