Connect with us

Lajme

Taravari thotë se ka biseduar me Blerim Ramadanin: Një prokuror prej Kërçove e komplikoi situatën

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është dëgjuar me ish-ushatarin e UÇK-së që po vuante masën e paraburgimit shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi u arrestua me kërkesë të Serbisë përmes Interpol, përcjell TV21. I pyetur për arratinë e tij, Taravari tha se nuk ka informacione.

“Unë e di se Blerim…jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar, e di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën, më tutje çfarë ka ndodhur, nuk kam dijeni, besoj që institucionet përkatëse do të japin informata”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari thirje për të votuar Kurtin: Të votosh në Kosovë kurë nuk ka qenë kaq e lehtë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka ftuar qyetarët e Republikës së Kosovës të mbështesin Lëvizjen Vetvendosje ditën e nesërme duke shënuar se kurë nuk ka qenë kaq lehtë për të votuar në Kosovë.

Postimi i plotë i Taravarit:

“Të votosh në Kosovë nuk ka qënë kurrë kaq e lehtë.
500 mijë♥️+ për t’mirin Albin Kurti!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme