Lajme
Taravari: Tash të jesh në #VLEN është e turpshme

Lideri i ASH-së, Arben Taravari ka folur për arsyet e largimit nga VLEN-i dhe vendimin për bashkëpunim me BDI-në, duke pretenduar se ndaj tij është zhvilluar një fushatë propagandistike me qëllim degradimin e tij politik.
Ai ka kritikuar gjithashtu pamundësinë e VLEN-it për të përfaqësuar dhe çuar përpara peshën politike të shqiptarëve në Qeveri.
Në “Intervista e Ditës” në Alsat, Taravari ka komentuar edhe raportet me aktorët politikë të cilet perfaqesojne Vlenin , Izet Mexhiti, Saranda Imeri, Adnan Azizi dhe Nevzat Bejta.
Për ta, ai tha se janë figura politike ndaj të cilave Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur vazhdimisht qëndrim kritik, për shkak të veprimeve të tyre politike dhe dëmit që, sipas tij, i kanë shkaktuar.
“Pse shkuam me BDI-në? Propagandë diversante se si të më degradojnë. Më ka kushtuar shumë largimi nga VLEN-i, por jam krenar për veprimin”, është shprehur Taravari.
Ai ka thënë se, pavarësisht kostos politike që i ka sjellë largimi, nuk është penduar për vendimin e marrë.
“Ka njerëz që më thonë: hallall të qoftë që u largove me kohë. Tash të jesh në VLEN është e turpshme”, deklaroi Taravari.
10:55
Fyerja e kolegëve në punë mund të dënohen deri në një vit burg në Maqedoninë e Veriut
10:46
LSDM: Mickoski planifikon ta zhysë shtetin në borxh edhe 2 miliardë euro në vitin 2027
10:41
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë
Dje
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme ditore
Këshilltarët e ASH-së, në Çair me iniciativë për lehtësimin e barrës financiare të çifteve të reja, kërkohet lirim 100% nga tatimi komunal

Lajme
Fyerja e kolegëve në punë mund të dënohen deri në një vit burg në Maqedoninë e Veriut

Lajme
LSDM: Mickoski planifikon ta zhysë shtetin në borxh edhe 2 miliardë euro në vitin 2027

Lajme
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshme

Lajme
Provimi i jurisprudencës në shqip para komisionit

Lajme ditore
Zbulohet rrjeti proksi iranian në Maqedoni, planifikonte atentat në Greqi






