Lajme
Fyerja e kolegëve në punë mund të dënohen deri në një vit burg në Maqedoninë e Veriut

Kodi i ri Penal në Maqedoninë e Veriut parasheh sanksione më të ashpra për fyerjen, poshtërimin dhe keqtrajtimin fizik apo psikologjik të kolegëve në vendin e punës. Projektkodi, i cili aktualisht ndodhet në fazën e debatit publik, parasheh dënime me gjobë ose deri në një vit burgim, në rastet kur si pasojë e këtyre veprimeve dëmtohet shëndeti i personit.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kriminalizimin e censurës ndaj gazetarëve, për të cilën parashihen dënime deri në tre vjet burgim, si dhe masa të veçanta për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.
Kodi i ri synon gjithashtu të forcojë luftën kundër ngacmimit seksual, përndjekjes, publikimit të materialeve intime pa pëlqim dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Një tjetër risi e rëndësishme është mundësia që gjykatat t’ua ndalojnë personave të dënuar për vepra të caktuara penale të drejtën për t’u zgjedhur në funksione publike, për një periudhë prej dy deri në dhjetë vjetësh.
Propozimet janë pjesë e ndryshimeve të parapara në Kodin e ri Penal, i cili ende është në fazën e debatit publik dhe nuk duhet të ngatërrohet me dispozitat tashmë në fuqi.
12:49
Taravari: Tash të jesh në #VLEN është e turpshme
10:46
LSDM: Mickoski planifikon ta zhysë shtetin në borxh edhe 2 miliardë euro në vitin 2027
10:41
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë
Dje
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme ditore
Këshilltarët e ASH-së, në Çair me iniciativë për lehtësimin e barrës financiare të çifteve të reja, kërkohet lirim 100% nga tatimi komunal

Lajme
Taravari: Tash të jesh në #VLEN është e turpshme

Lajme
LSDM: Mickoski planifikon ta zhysë shtetin në borxh edhe 2 miliardë euro në vitin 2027

Lajme
Edi Rama mbështet kërkesën e Sofjes: Bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshme

Lajme
Provimi i jurisprudencës në shqip para komisionit

Lajme ditore
Zbulohet rrjeti proksi iranian në Maqedoni, planifikonte atentat në Greqi







