Lajme ditore
Zbulohet rrjeti proksi iranian në Maqedoni, planifikonte atentat në Greqi

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Greqisë dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet proksi në Maqedoni, të lidhur me një shtetas iranian, anëtarët e të cilit kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e një akti terrorist, përkatësisht një atentati ndaj një personi në Greqi, përcjell TV21.
Siç njoftojnë nga ASK-ja dhe BSP-ja, aktivitetet janë ndërmarrë që nga fillimi i vitit 2026, në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere.
Janë ndërmarrë aktivitete operative-teknike dhe analitike për zbulimin e rrjetit, i cili lidhet me shtetasin iranian Edris Jahangiri Mavaneh (Edris Jahangiri Mavaneh), i identifikuar si person i lidhur me aktorë të tjerë proksi të shërbimeve iraniane të sigurisë dhe inteligjencës, përfshirë edhe bosin e drogës, Naji Sharifi Zindashti (Naji Sharifi Zindashti).
Sa i përket rrjetit në Maqedoni, bëhet fjalë për persona të përfshirë në struktura kriminale në vend, të cilët, me udhëzime të drejtpërdrejta nga shtetasi iranian, kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen e një akti terrorist, përkatësisht atentatit ndaj një personi në Greqi, thuhet në njoftim.
Përmes shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e huaja partnere, është zbuluar edhe mënyra e funksionimit të rrjetit, përfshirë mbajtjen e takimeve konspirative në territorin e vendeve të treta, mes tyre edhe në Iran. Me këtë rast, janë konfirmuar lidhjet me shtetasin iranian, i cili përmendet si personi kryesor që qëndron pas aksionit të planifikuar terrorist.
Nga ASK-ja dhe BSP-ja vlerësojnë se këto lidhje janë në përputhje me përpjekjet e shërbimeve iraniane të inteligjencës për të fshehur aktivitetet e tyre përmes rrjeteve kriminale proksi në vende të treta, përfshirë edhe Maqedoninë.
Si kontekst shtesë të sigurisë, ata theksojnë se gjatë periudhës së kaluar disa vende janë përballur me kërcënime dhe sulme terroriste nga aktorë proksi iranianë.
Nga ASK-ja dhe BSP-ja bëjnë të ditur se do të vazhdojnë punën për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve të mundshme terroriste përmes elementeve proksi nga Irani, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjete të tilla.
14:15
Provimi i jurisprudencës në shqip para komisionit
11:26
Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, vdes piloti
11:08
Filloi gjykimi për ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi
11:04
Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshme
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshme

Lajme
Provimi i jurisprudencës në shqip para komisionit

Lajme
Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, vdes piloti

Lajme
Filloi gjykimi për ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi

Lajme
Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Lajme
Festoi 28 Nëntorin me flamuj, Gjykata shpall fajtor 18-vjeçarin nga Kumanova

Lajme
35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese







