Connect with us

Politika

Taravari takon emisarin evropian Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë ditës së sotmme zhvilloi takim me emisarin evropian, Peter Vanhoutte.

“Sot patëm një takim të mirë e rezultativ me emisarin europian z. Van Hojten. Rruga europiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!”, shkruan Taravari.

Kujtojmë se diplomati Peter Vanhoutte ka mandat nga Bashkimi Evropian si mediator për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshe, Taravari është i vetmi politikan në Maqedoni që ka realizuar takim me diplomatin Peter Vanheutte.

Continue Reading

Politika

Mucunski: BDI e ka vendin në opozitë, me VLEN jemi afër marrëveshjes përfundimtare

Published

on

By

“Vendi i BDI-së është në opozitë, po e realizojmë atë që kemi premtuar. Jemi afër marrëveshjes me VLEN, nuk mund të them detaje, por është e sigurt që jemi afër një marrëveshje përfundimtare”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE në intervistë për TV Sitel.

Për numrin e deputetëve në Kuvend, Mucunski tha se “është e sigurt që do të kemi më shumë se 70 deputetë, ka mundësi që koalicioni qeveritar të ketë edhe 80, por në ditët në vijim do të shohim se si do të duket”.

Duke folur nëse ZNAM do të jetë pjesë e Qeverisë së re, Mucunski tha se komunikimi nuk duhet të bëhet përmes publikut.

Sipas tij, është e mundur të arrihet dhe po punohet që të kenë një shumicë prej dy të tretash për temat kyçe.

“Ka një shumicë prej dy të tretash me VLEN, ndoshta edhe me ZNAM. Qëllimi është ndryshimi i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore para formimit të Qeverisë së re. Ky ishte një nga premtimet tona, sepse me këtë do ta modernizojmë qeverinë, dhe kështu do të zhdukim një numër të madh të institucioneve të panevojshme që nuk kanë treguar efikasitet dhe prandaj mendoj se do të arrijmë një konsensus të madh”, tha Mucunski.

Ai përmendi se “VMRO-DPMNE duhet ta zbatojë atë që ka thënë deri më tani”.

“Ne jemi një parti që kemi ofruar zgjidhje që duhet ta bëjnë të parashikueshëm procesin e integrimit në BE, por duhet të kemi edhe njëfarë sigurie. Mbetemi në qëndrimin e aplikimit të shtyrë dhe se Bullgaria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Ne mbetemi në pozicionet tona dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe fqinjit tonë Bullgarisë, mendoj se ideja jonë mund të realizohet”, thotë Mucunski.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Mucunski tha se secila palë duhet t’i respektojë obligimet e veta dhe se edhe Greqia ka obligime.

“Ajo që kemi thënë se VMRO-DPMNE-ja nuk e pëlqen Marrëveshjen e Prespës, se është e gabuar, poshtëruese, mbetet, por në të njëjtën kohë nuk mund t’i ikim realitetit kushtetues dhe ligjor që ka krijuar në vendin tonë”, tha Mucunski.

Continue Reading

Politika

Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar

Published

on

By

Pasi OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Arben Taravari tha se është vendim që i bën nder OKB-së por edhe ndërgjegjes njerëzore dhe shtoi se shpresën që ky vendim të shërbejë si këmbanë për të kujtuar se se liria e askujt nuk duhet cënuar.

“Sot OKB-ja mori një vendim që i bën nder asaj dhe ndërgjegjes njerëzore! U votua që 11 korriku të shpallet “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995-ës në Srebrnicë”. E përgëzoj këtë vendim dhe shërbeftë ky vendim si këmbanë që do të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Politika

Limani për Tv 24: Mjekët duhet të jenë pjesë e politikës nëse duam politika të mira shëndetësore

Published

on

By

Mjeku Valbon Limani tha në emisionin “24 Analizë” në Tv 24 se historia e pjesëmarrjes së mjekëve në politikë shihet nga dy prizma. Mjekët e dinë më së miri për nevojat tona shëndetësore dhe kushtet më të mira nënkuptohen nga politikat shëndetësore të krijuara nga shteti në raport me Ministrinë e Shëndetësisë, tha ai.

“Është logjike që mjekët të përfshihen në krijimin e politikave të tilla për të ofruar shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët. Qytetarët u besojnë mjekëve dhe partitë politike nuk i shfrytëzojnë për zgjedhje. Qytetarët preferojnë të votojnë për mjekë që i konsiderojnë të mirë në profesionin e tyre dhe mund të përballojnë me sukses rolin e deputetit apo ministrit. Mjekët duhet të jenë pjesë e politikës nëse duam politika të mira shëndetësore”, thotë Limani.

Continue Reading

TOP Lajme