Connect with us

Lajme

Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Published

on

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka sqaruar kronologjinë se si ka ardhur deri te garimi në zgjedhjet lokale me lista të veçanta si VLEN.
Në një intervistë të sotme për gazetën Lajm, Taravari tha se ideja e të gjithve pas formimit të Qeverisë ka qenë që të garojnë ndaras si katër parti.
“Nuk është se e kemi braktisur [VLEN-in], ideja e daljes me lista të veçanta nuk është prej tash. Me 23 qershor të 2024 u formua Qeveria aktuale dhe mbas dy-tre javësh, ne si kryetar të VLEN-it kemi pasur një takim dhe kemi biseduar a fuzionohemi tash apo si është ideja. Ideja e të gjithve ishte, bile insistim ka qenë që më mirë është të shkojmë si katër parti. Po në atë mbledhje unë u kam thënë se nëse vazhdojmë si katër parti, duhet të dalim me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Këtë ide e kam pasur vazhdimisht, deri para dy-tre javësh kur deputetët insistuan të bëjmë kompromis. U thash në rregull bëni kompromis dhe nëse pranohet, por nuk pati sukses”, sqaron Taravari.
Ai tha se pas asaj periudhe ka konsultuar shumë ekspertë që merren me këta punë, dhe të gjithë e kanë pasur mendimin dhe qëndrimin se mirë është çdokush ti ketë listat e veta. Sipas tij, kur e ka shpalosur sërish idenë për të garuar me lista të veçanta, tre liderët e tjerë të koalicionit, i kanë thënë atëherë dil edhe me kandidatë të veçantë, për çka Taravari u ka thënë se mos i bie kjo se po e dënojnë që në shkurt të këtij viti nga VLEN.
“Por, tre partitë tjera plus Vetëvendosja mendojnë se duhet të jenë bashkë. Unë sërish u kam thënë në mes të shkurtit këtë vit se insistoj për lista të veçanta. Kështu ka qenë qëndrimi ynë si ASH edhe në korrik të 2024 edhe tash. Më thanë se nëse dal me lista të veçanta të dal edhe me kandidatë të veçantë. U habit dhe ju thash se gjithçka kisha pritur, por këtë se kisha menduar asnjëherë që unë duhet të dalë me kandidatë të veçantë dhe lista të veçanta. Kjo i bie sikur ju më përzeni prej këtu”, shtoi më tej kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Unë ndjesinë e kam pasur por edhe plotë anëtarë tanët që kanë punuar në grupe të përbashkëta të VLEN-it se tre janë të koordinuar dhe ASH nuk është, nënvizoi më tej në sqarimin e tij Taravari.
“Pasi biseduam edhe në Kuvendin Qendrorë dhe në Kryesinë e ngushtë të partisë, shumica dërmuese apo një ose dy mendonin se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë të tjerët ishin absolutisht të bindur se ASH duhet të garon me lista të veçanta. Të shihet a kemi 1000, 5000 apo zero vota, ose 20000 apo 50000 vota. Qëndrimi im ka qenë kështu pasi mendoj se sa më shumë lista ka, aq më shumë njerëz angazhohen, aktivizohen në fushatë. Por kandidatët ti kemi të përbashkët. Nëse kjo refuzohet, pasi kështu ma kanë thënë se nëse i ndajmë listat të shkoj edhe me kandidatë vetë, d.m.th ky ka qenë propozim prej tyre, unë asnjëherë as që e kisha menduar. Pastaj, e analizuam pasi qenka kështu të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ose në komunat urbane ose ato rurale për raundin e dytë. Ja e marr shembull Likovën, aty kandidatë do të ketë BDI, VLEN dhe ASH. Në raund të dytë e them hipotetikisht se shkon BDI dhe ASH ose BDI dhe VLEN dhe ashtu të përkrahemi”, the krue i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

 

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Nga sonte ndizet flakadani i fitores së madhe, argatve të Adnan Azizit shihemi në Tetorë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat edhe për një mandat nga radhët e ASH-Taravari nga takimi i sotëm në haojen e shtabit në fshatin Negotinë ka theksuar se nga Vrapçishti sonte fillon fitorja e madhe e ASH-së ndërsa argatëve të Adnan Azizit ju bëj të fala se Tetori është afër, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Bejtulla Kamberi zgjidhet shef i Shtabit të ASH në Vrapçisht për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht, sonte konsolidoi Shtabin e saj për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Shef i shtabit u zgjodh Bejtulla Kamberi, i cili do ta udhëheq këtë strukturë gjatë procesit zgjedhor.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e tetorit në Vrapçisht, Isen Shabani, si dhe funksionarë të kryesisë qendrore dhe lokale.

Gjatë takimit me aktivin e ASH-së u theksua rëndësia e fitores së radhës në Komunën e Vrapçishtit një fitore që pritet të vazhdojë të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe përfaqësim të denjë për qytetarët e kësaj komune.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

Published

on

By

Përmes një komunikate Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka ngritur disa pyetje ndaj Zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti i cili të premten që lam pas mbajti konference për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë.

Nga ASH theksojn se VLEN-i në pushtet por Mexhiti flet nga selia partiake pyesin se është Mosbesim apo margjinalizim?

“Të premten, publiku ishte dëshmitar i një konference për shtyp të z. Izet Mexhiti, e cila, në vend që të mbahej në ambientet zyrtare të Qeverisë, u organizua në selinë partiake të koalicionit VLEN. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të qarta:
• Pse z. Mexhiti e mbajti konferencën për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë?
A ka ndonjë ndalesë të pashkruar nga kryeministri Mickoski që zyrtarët e VLEN-it të mos paraqiten nga pres-qendra zyrtare e Qeverisë?
• Në çfarë cilësie foli z. Mexhiti?
A foli si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut apo si përfaqësues i VLEN-it?
• A ishin informatat e prezantuara zyrtare, apo materiale partiake?
Publiku ka të drejtë të dijë nëse informatat e ndara në atë konferencë ishin të konfirmuara nga institucionet përkatëse, apo thjesht deklarata propagandistike me qëllim përfitimesh politike.

Për më tepër, është për t’u habitur që edhe pas hyrjes në Qeveri, VLEN vazhdon të sillet si opozitë, duke shmangur përgjegjësinë institucionale dhe duke përdorur retorikë që i takon partive jashtë pushtetit. Ose ndoshta realiteti është se VLEN-i nuk ka ndikim real brenda Qeverisë, dhe roli i tyre mbetet formal, pa fuqi vendimmarrëse.

Në interes të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ftojmë z. Mexhiti dhe përfaqësuesit e VLEN-it të sqarojnë qartë pozicionin e tyre: a janë pjesë e Qeverisë, apo zëdhënës të një partie në opozitë?”, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme