Connect with us

Lajme

Taravari: Si president do t’i fal të dënuarit nga rastet e montuara politikisht

Published

on

Në fushën e reformave në drejtësi dhe shtetit ligjor, kandidati për president Arben Taravari nga Koalicioni VLEN thotë se do të kishte ndalur selektivitetin e drejtësisë, do të kishte penguar rastet e monitoruara politikisht, por do të kishte falur edhe ata që ishin viktima të, siç thotë ai, atyre rasteve të montuara.

“Ato raste ose duhet të zgjidhen ose të falen. Bisedat që Zaev i publikoi, me ish-ministrin e Brendshëm, për raste të caktuara për të cilat ata e dinë se nuk janë fajtorë, por duhej t’i mbanin sepse “e ka kërkuar sistemi”. Për çfarë sistemi po flasin? Se populli nuk ishte fajtor, por duhet ta mbajmë në burg. Kjo është shqetësuese. Për shembull, rasti Alfa. Dhe për këtë ka dëshmi se ka raste të fabrikuara. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë për këto procese për të gjetur një zgjidhje dhe për të funksionuar sundimi i ligjit. Gjithçka për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Arben Taravari në emisionin “Top Tema” në televizonin Telma.

Ai si president do të shfrytëzonte rastin për të mos nënshkruar disa ligje që i konsideron se janë kundër interesave të qytetarëve.

“Nuk do të firmosja ligje që janë në kundërshtim me mendimin e qytetarëve, ato që rrezikojnë qytetarët, për shembull Ligjin për lojërat e fatit dhe një sërë të tjerash. Do të kisha një ekip që do të më këshillonte dhe në bazë të tij do të vendosnim për disa ligje që janë vetëm në interes të një grupi të vogël njerëzish dhe dëmtohen një numër i madh i qytetarëve”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme