Connect with us

Lajme

Taravari: Shumica e anëtarësisë duan ASH të del vetë në zgjedhje

Published

on

Shumica e anëtarësisë mendojnë se ASH në zgjedhjet e ardhshme duhet të del vetë në zgjedhje.

Kështu tha në një intervistë për “Euronews Albania” këtë të diel, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ky, tha Taravari, është preceptini i tij nga bisedat që zhvillon me anëtarësinë.

“Shumica e anëtarësisë mendojnë se në zgjedhje duhet të shkojmë vetë, pjesa tjetër apo e dyta është ajo pjesë e antarësisë që mendojnë se duhet të shkojmë me opozitën dhe një pjesë shumë e vogël mendojnë se duhet të shkojmë me BDI-në”, deklaroi Taravari, i cili shtoi se vendimin përfundimtar do ta sjellë Kuvendi Qendror i partisë.

“Së shpejti do të porosisë një anketë ku ndër të tjera do të jetë edhe kjo pyetje e koalicionimit apo vetëm. Pos anëtarësisë do të pyetene edhe qytetarë të tjerë pasi neve duhet ta dimë se çfarë mendon dhe dëshiron edhe qytetari në përgjithësi”, shtoi më tej Taravari.

I pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese, Taravari tha se probabiliteti për të ndodhur është shumë i vogël, me çka sipas tij, Shqipëria do të vazhdojë rrugën evropiane, ndërsa Maqedonia e Veriut do të mbetet në grup me shtetet tjera sikurse BeH dhe Kosova.

Fajin për mos kalimin e ndryshimeve kushtetuese, Taravari tha se e kanë partitë maqedonase.

“Në parim çdo subjekt shqiptarë është pro kalimit të ndryshimeve kushtetuese, por te pala maqedonase sa herë kanë problem me fqinjët, dikur me Greqin, tash me Bullgarinë, fajtorë rezervë i mbajnë shqiptarët”, shtoi më tej kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Taravari tha se pavarësisht që janë në koalicion qeverisës me BDI-në, vazhdon të mendojë se kjo parti është e keqja e shoqërisë në RMV.

“Më gëzon fakti se këtë që ne e kemi thënë për BDI-në para katër-pesë vite, sot e thonë edhe të gjithë analistët në vendin tonë në çdo debat dhe studio televizive”, deklaroi Taravari.

Sa i takon zëvendësimit të 20 % nga Kushtetuta me Gjuhën Shqipe, tha se kjo çështje është jo vetëm kusht por edhe kauzë e ASH-së që nga viti 2018-të, për të cilën gjë tha ai, si parti, nuk heqin dorë derisa gjuha shqipe të jetë e barabartë në RMV.

Linku i plotë:

https://fb.watch/nR3ZLyjP4R/?mibextid=XP3CsN

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, nga një takim me qytetarët përcolli një mesazh të fuqishëm për kthesën politike dhe kombëtare që pritet në nëntor. Në fjalën e tij, Osmani paralajmëroi se pas strategjisë politike të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit nuk qëndron vetëm ndërrimi i pushtetit, por përpjekja për të fshirë gjithçka që përfaqëson trashëgimi historike dhe vlerore e shqiptarëve.

“Mickoski dëshiron që BDI-ja të fshihet nga skena politike. Pse? Sepse dëshiron të fshihen vlerat e BDI-së, trashëgimia e BDI-së, rrënjët e BDI-së. E ato rrënjë kanë degë që do të zgjasin për breza dhe shekuj. Dhe çdo i ri, edhe nëse harron çfarë ka ndodhur historikisht, do të ketë një nerv brenda vetes: si filloi ky rrugëtim për rikthimin e dinjitetit”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, beteja që vjen është përplasja e dy vizioneve: njëra që dëshiron të fshijë dinjitetin shqiptar dhe tjetra që synon ta ruajë dhe ta forcojë atë. Ai paralajmëroi se zgjedhjet në tetor do të jenë një test i pjekurisë historike për secilin individ:

“Në tetor, secili prej nesh do të jetë para një testi: ose do ta legjitimojë politikën e marrjes së sovranitetit, tapinë e shtëpisë, statusin e zotit të saj, ose do ta pranojë rolin e shërbëtorit. Kjo varet nga ju, vëllezër e motra”, tha Osmani.

Osmani theksoi përgjegjësinë që ka secili qytetar si ruajtës i vlerave të fituara me dekada të tëra luftë. Ai i bëri thirrje njerëzve të mos jenë indiferentë, por të mendojnë seriozisht për zgjedhjen që sjell vota e tyre:

“Unë vetëm dua që secili prej jush të ndajë pak kohë dhe të mendojë për përgjegjësinë e madhe që do të bjerë mbi supet tona në tetor. Bisedoni në shtëpi, me miqtë tuaj: a do të lejojmë të na merret e drejta për të vendosur? A do të lejojmë të na poshtërohet gjuha?”

Në fund, Osmani iu drejtua emocioneve dhe kujtesës historike të komunitetit të tij:

“Kur të qëndroni para kutisë së votimit, mendoni për gjakun dhe djersën që janë derdhur për këtë dinjitet, që të respektohemi si zot të shtëpisë sonë. Dhe vendosni: cili do të jetë akti juaj që do të mbahet mend për breza”, përfundoi Osmani.

Continue Reading

Lajme

Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova

Published

on

By

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian.

“Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se mosrealizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisëse ishte kulmi që e shtyu të marrë vendimin për largim nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga koalicioni VLEN./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ja pse e braktisa qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in (Video)

Published

on

By

Degradimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve, zero investime në pjesën shqiptare, heqja e balancuesit dhe ligji me mangësi të shumta, mos realizimi i ndryshimeve kushtetuese, nënçmimi i Hristijan Micoskit, kanë qenë ndër arsyet që ASH-ja solli vendim për largimin nga qeveria dhe nga VLEN-i.

Në intervistën për Telegrafi Maqedoni, liderit të Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari, tha se mos realizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisësa, , ishin pikat kulminante që e shtynë të largohet nga qeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga kolaicioni VLEN.

Continue Reading

TOP Lajme