Connect with us

Lajme

Pasqyrimi i Prof. Dr. Arben Taravarit në sytë e një studenti

Published

on

Një njeri me plot merita që me të krenohen jo vetem familja, rrethi, kolegët, studentët por dhe i gjithë kombi shqiptar… Një natyrë sa serioze dhe e veçantë në krijimtari aq komod dhe i thjeshtë jashtë saj. Një emër që duhet shkruar me germa të ndritshme dhe të lexohet me rrespekt: Prof. Dr. ARBEN TARAVARI.

Kështu shihet kryetari i ASH-së nga ana e studentëve të tij.

Ky shkrim i para do kohshëm vjen nga ish studetja e tij, Nermin Shaqiri

Në vazhdim ua sjellim shkrimin e plotë:

“Fjalët më elokuente janë ata të cilat burojnë nga thellësia e shpirtit e sidomos kur ato dalin për të vetmin qëllim, për të treguar ndjenjën dhe për të përshkruar nderin ndaj një njeriu I cili do mbetet në kujtimet e mia të arta të jetës. Është kënaqësi për mua që mund të shkruaj për njeriun me përplot merita, dhe padyshim për njeriun me ideal dhe me një portret gjithë personalitet dhe me një personalitet gjithë autoritet. Kështu e njoha në hapat e parë drejt rrugëtimit tim si studente. Sa do që nuk e njeh, fjalët miradije për te, të ngjallin kureshtjen për të gjurmuar në biografin dhe sukset e tij. Një njeri me plot merita që me të krenohen jo vetem familja, rrethi, kolegët, studentët por dhe i gjithë kombi shqiptar. Me një autoritet të spikatur fizik, ambicje të palëkundur profesionale, një potencial të brendshëm të fuqishëm dhe një intelekt këmbëngulës e kërkues. Një natyrë sa serioze dhe e veçante në krijimtari aq komod dhe i thjeshtë jashtë saj. Një emër që duhet shkruar me germa të ndritshme dhe të lexohet me rrespekt: Prof. Dr. ARBEN TARAVARI. E rrespektojmë dhe e admirojmë jashtëzakonisht, punën tuaj gjithçka që ju keni arritur dhe vazhdoni të arrini çdo ditë, pasurinë që po krijon për gjeneratat që vijnë më pas.. Ju jeni një burim frymëzimi, veçanërisht për ata të cilët hapërojnë pas juve siç jam edhe unë. Krenohemi me ju dhe me faktin që jeni shqiptar dhe këtë krenari e bart me vete kudo që shkoj. Ju për neve reflektoni si një njeri i jashtëzakonshëm! Talenti dhe perkushtimi juaj ndaj profesionit, ndaj kombit dhe ndaj njerëzve në përgjithësi janë të rralla por është rruga ku ju ecni, forca këmbëngulëse, dhe puna e jashtëzakonshme që ju bën juve legjendar. Ekzistenca e juaj na jep forcë dhe na bën ti ndjekim edhe më tej ëndërrat tona, duke ju pasur shembull juve në natyrën tuaj si qenie më të përsosur ne rruzull. Krenarë për ju sot e për shumë mote thënë me plot bindje: Shkruar me një fond fjalësh sa mund të posedon një studente, por më se reale të brohuritura nga zëri I thellë që brohurit nga brenda. Le ti themi botës që posedojmë PROFESORIN, DOKTORIN mbi gjitha QENIEN më shembullore. Shkrimet tuaja janë pasqyrë e jona, me kënaqësi i shqyrtojmë e sidomos ato për kombin.Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës – Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e shqipes është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. – T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar. Një lëvizje popullore dihet ku dhe kur nis, po s’dihet ku dhe kur do të mbarojë. Në të gjitha këto, mbetet një shpresë dhe një ngushëllim: shpresa që populli, po nguli këmbë, më në fund do t’i fitojë të gjitha; ngushëllimi që kriminelët e guvernës sodomiste, shpejt a vonëdo të marrin shpërblimin që meritojnë. Të gjitha këto predikime bëhen më shpresdhënëse kur edin se në epiqendër e kemi personalitetin më të shquar dhe më adekuat që mund të na përfaqësoj në të gjitha sferat. Ju dhe intelekti juaji i pazëvendesueshem të plotëson deshirën për të parë botën me optimizëm. Profesori im, popullin tim e ka kapluar një gjum I thellë ata flasin, por nuk dine se cka thonë, ata veprojnë por nuk e dine se çfarë bëjnë?! E di e bëjnë nga mos dija (por Zoti mos ua falte) zgjedhin njerëz më pa njerëzi për t’i udhëhequr dhe pastaj qahen o Zot çka na gjeti. Profesori im, ata po na vrasin, ata po na burgosin dhe drejtën e lirisë po na e mohojnë, ata arsimin po na e shkatërrojnë dhe shëndetësinë në sëmundje po e shëndërrojnë. Eh, profesori im I nderuar! Kështu po ndodhka kur analfabetët dhe puthadorët ndodhen në krye të Piramidës! Ata, pra, analfabetët në krye të piramidës i zgjedhin të afërmit, shokët, miqtë e familjarët edhe në institucione të tjera. Edhe në shkollë, edhe në spitale e edhe në Universitet! Dhe ata pastaj, shesin diploma sipas nevojës për të afërmit, për shokët, për miqtë dhe familjarët vet! E kështu me radhë! E kështu me radhë deri…?! Deri sa të këputet zullumi! E zullumi këputet duke u trashur!-thotë populli… Vetëm të bashkuar do ja arrim synimeve tona ,duke shpresuar të ju kemi juve në dispozicion të epiqendrës me vite rradhazi. Çdo fjale është e pakte, çdo thënie do të jetë e mangët t’ju përshkruaj juve profesor i nderuar. Uroj nga zemra dhe nga shpirti ,që rrugëtimin që keni marrë si në profesion edhe në politikë t’ju prijë suksesi sepse veprat vlerësohen në bazë të punës, e jo në bazë te fjalëve dhe ju jeni veprimtaria më e mire e çdo fjale. Me Respekt”

Continue Reading

Lajme

Lufta për Dy Aktivistë: Përballje titanësh mes Arben Fetait dhe Arianit Hoxhës!

Published

on

By

Në njërën anë kemi Arben Fetain, titanin e diplomuar nga Sllupçani, i cili me një strategji të pashembullt “tok për tok” ka vendosur t’i shkëpusë gurët e fundit të çmuar nga radhët e kundërshtarit. Në anën tjetër, Arianit Hoxha, i njohur për peshen e tij të rëndë (në opinion e në terren), i cili ndoshta nuk e ka pritur goditjen që do t’i vinte “nën brez”.

Sot, me një lëvizje që analistët po e quajnë “Transferi i Shekullit”, Fetai ka marrë nën krahë Arlinda Hamzikj dhe Ylber Sefedinin, dy aktivistët e vetëm që me sa duket po mbanin gjallë strukturën e Hoxhës. Tani, në mungesë të trupës operative, analistët pyesin: A do i duhet Arianit Hoxhës të ftojë ndihmë nga jashtë?

Zërat e korridoreve thonë se kjo s’është rastësi. Një urdhër i heshtur mund të jetë lëshuar: “Eliminoje Arianitin politikisht”, dhe kush më mirë se Arbeni për këtë mision (përveç ndoshta ndonjë Marvel hero tjetër)?

Përballja pritet të përshkallëzohet ditëve në vijim, ku memet, statuset indirekte dhe takimet me simpatizantë do jenë armët kryesore. A do të ketë përplasje ballë për ballë? A do të mbetet ndonjë aktivist në qytet që s’ka ndryshuar palë?

Qëndroni me ne – kjo garë sapo ka filluar. Dhe me këtë ritëm, mund të përfundojë më shpejt sesa një sezon i Big Brother VIP.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia e Veriut ka çmimin më të lartë të kartonit të gjelbër në rajon

Published

on

By

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë çmimin më të lartë për karton të gjelbër krahasuar me vendet fqinje. Në shumë vende të rajonit si Serbia, Bullgaria dhe Greqia, ky karton përfshihet në polisën bazë të sigurimit të automjeteve dhe merret automatikisht me regjistrimin e automjetit. Shoferët thonë se çmimi është shumë i lartë për standardin tonë dhe kërkojnë ulje të menjëhershme.

“Çmimi është shumë i shtrenjtë, për standardin tonë është shumë i shtrenjtë dhe duke parë vendet e tjera, të gjithë kanë karton të gjelbër bashkë me regjistrimin. Por tani duhet të sillemi siç komandon shteti.”
“Epo, kjo do të ishte mënyra më e mirë, kjo do ta ulte çmimin. Mund të mos u përshtatet atyre që nuk marrin fare karton të gjelbër, por sipas mendimit tim duhet të përfshihet në regjistrim.”

“Mendoj se e kemi çmimin më të lartë të kartonit të gjelbër kurse standardin më të ulët. Diçka duhet të ndryshojë.”
Ministria e Financave thotë se po punon për përgatitjen e një analize të hollësishme lidhur me çështjen e çmimit të kartonit.

“Ministria e Financave po bën analiza. Në rajon, Republikës së Maqedonisë i është dorëzuar një draft-udhërrëfyes, i cili është hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, i cili synon lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve motorike brenda shteteve anëtare të CEFTA-s. Lidhur me draft- udhërrëfyesin, po ndërmerren aktivitete për të përcaktuar hapat konkret në përputhje me dinamikën kohore. Më saktë, po punojmë për përcaktimin e propozimeve që do t’i paraqiten Qeverisë për miratim, pas së cilës ato do të ndahen me publikun”, thonë nga Ministria e Financave.

Si partia në pushtet VMRO-DPMNE ashtu edhe partia opozitare LSDM premtuan në fushatat e tyre zgjedhore se do ta ulnin çmimin e kartonit të gjelbër ose do ta bënin atë 1 euro.
Sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar Alsat nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Kompanive të Sigurimit dëshmohet se për pesë muaj, pra nga janari i këtij viti deri në maj, kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar kartonë të gjelbër me vlerë 535.1 milionë denarë për mbi 100,000 kontrata, ndërsa kanë paguar dëmshpërblim prej 56.7 milionë denarë për pothuajse 600 aksidente. Vitin e kaluar, ata kanë lëshuar kartonë të gjelbër me vlerë 1.3 miliardë denarë për 274,268 kontrata kurse kanë paguar dëmshpërblim prej 449.2 milionë denarë për 1,561 kërkesa.

Muaji viti 2025 Fitimi nga pagesat Numri i kontratave Shuma e dëmeve të paguara Dëmet e paguara

Janar 96,5 mil denarë 18.317 23,7 mil denarë 122

Shkurt 94,3 mil denarë 17.699 48,9 mil denarë 118

Mars 98,9 mil denarë 18.641 36,5 mil denarë 108
Prill 114,3 mil denarë 21.930 31,7 mil denarë 141

Maj 131,1 mil denarë 25.267 25 mil denarë 101
Gjithsej 535,1 mil denarë 101.854 56.7 mil denarë 590

I-XII 2024 1,37 miliardë denarë 274.268 449,2 mil.denarë 1.561

Kartoni i gjelbër shërben si mbrojtje sigurimi për shoferët që udhëtojnë jashtë vendit. Qëllimi kryesor është të sigurohet kompensim për dëmet materiale dhe jomateriale të shkaktuara në ndonjë aksident trafiku. Nëse një automjet me targa maqedonase shkakton aksident jashtë vendit, shpenzimet për automjetet e dëmtuara dhe çdo shpenzim mjekësor do të mbulohen nga kompania maqedonase e sigurimeve që e ka lëshuar kartonin e gjelbër./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Në 7 vitet e fundit 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

“Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për 17.000 dhe ai i studentëve për 7.000. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalet, shteti nuk mund të shpresojë në një të ardhme perspektive, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme me titull “Sfida demografike dhe zgjidhjet e mundshme”.

“Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktorë që nxisin emigrimin. Ato duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve një proces cilësor të edukimit personal, por edhe mundësi për angazhim profesional, si në institucionet arsimore ashtu edhe në ato shkencore,” tha Janevska, duke shtuar se këtë vit buxheti i ministrisë është më i madhi deri tani për më shumë mundësi arsimore dhe shkencore.

“Po e forcojmë standardin e nxënësve dhe studentëve. Kemi futur masa dhe mbështetje financiare që më parë nuk ekzistonin, veçanërisht për fëmijët e talentuar që të marrin pjesë në gara të mëdha. E kemi rritur vëllimin e bursave dhe kemi zgjeruar të drejtat për më shumë nxënës dhe studentë. Po e harmonizojmë arsimin me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të mund të punësohen shpejt dhe të bëhen ekonomikisht të pavarur,” theksoi ministrja.

Ajo informoi gjithashtu se është në fazë përgatitjeje një ligj i ri për arsimin e lartë, i cili do të parashohë punësimin e studentëve më të mirë nga çdo gjeneratë në universitetet shtetërore.(INA)

Continue Reading

TOP Lajme