Lajme ditore
Taravari: Shit-blerja e kompanive private nuk është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nuk e lidh institucionin që ka drejtuar me procesin e ndryshimit të pronësisë së kompanisë farmaceutike “Phoenix Pharma”.
Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për këtë transaksion dhe se çështjet pronësore të bizneseve private nuk janë në juridiksionin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Duke komentuar zhvillimet e sotme, Taravari ka theksuar se ministria nuk ka rol në vendimmarrjen e subjekteve private dhe as në përcaktimin se kush i shet apo i blen ato.I pyetur nga mediat, ai ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ka qenë në krye të dikasterit nuk ka pasur informacione për personat apo subjektet që kanë marrë pjesë në shitblerjen e “Phoenix Pharma”.
“Kompanitë private, kush i shet dhe kush i blen, nuk janë çështje që bien në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kam pasur asnjë informacion se kush e ka shitur apo blerë ndonjë kompani të caktuar. Kjo nuk është përgjegjësi e ministrit dhe as e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Taravari.
Reagimi i ish-ministrit vjen pas raportimeve për shitjen e kompanisë më 3 prill 2025, një çështje që ka hapur diskutime mbi rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që lidhen me këtë proces.
17:22
Arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshte, ja pse
17:16
Lirohen çmimet e derivateve të naftës
15:02
Ligji për Përfaqësim të Drejtë ende pa datë për votim, Gashi: Po punojmë për arritjen e marrëveshjes!
13:24
Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Lajme ditore
Arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshte, ja pse

Lajme ditore
Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lajme
Ligji për Përfaqësim të Drejtë ende pa datë për votim, Gashi: Po punojmë për arritjen e marrëveshjes!

Lajme
Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik

Lajme
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi

Lajme
Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës







