Lajme ditore
Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër. Kështu, çmimi i ri i benzinës BS-95 do të jetë 84 denarë për litër, ndërsa ai i BS-98 do të jetë 86 denarë.
Edhe nafta do të ketë çmim më të ulët. EURODIESEL (D-E V) do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 92 denarë.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulet për 3 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 100,50 denarësh.Çmimi i mazutit M-1 NS do të ulet për 0,998 denarë për kilogram dhe do të jetë 48,314 denarë.
Shpërndaje lajmin
15:02
Ligji për Përfaqësim të Drejtë ende pa datë për votim, Gashi: Po punojmë për arritjen e marrëveshjes!
13:24
Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik
13:17
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi
13:13
Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshte, ja pse
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Lajme ditore
Arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshte, ja pse
Një 39-vjeçar nga Banjica e Poshtme është arrestuar në fshatin Raven të Gostivarit, pasi ndaj tij ishte paraqitur kallëzim për veprën penale “dëmtim i sendeve të huaja”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 15 nëntor 2026, në orën 17:25, nga zyrtarët policorë të DPB-së Gostivar. Gjatë kontrollit, policia ka…

Lajme
Ligji për Përfaqësim të Drejtë ende pa datë për votim, Gashi: Po punojmë për arritjen e marrëveshjes!
Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ende nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter. Ai theksoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa po punohet për…

Lajme
Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik
Presionet e pretenduara ndaj Iva Mihajllovës dhe përfshirja e shërbimeve sekrete bullgare po hapin një debat të ri në Sofje. Ministrja e Jashtme bullgare, Velisllava Petrova, pas publikimit të incizimeve në të cilat Mihajllova pretendon se është shantazhuar nga shërbimet sekrete, deklaroi se çështja nuk është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe…

Lajme
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi
Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një Ditë të Hapur në restorantin e Kuvendit, ku 30 deri në 40 studentë do të mund të porosisin dhe paguajnë ushqimin me të njëjtat çmime si deputetët, përcjell TV21. Nisma vjen pas debatit për shumën…

Lajme
Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Von der Leyen foli në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026, të mbajtur në Bruksel me temën “Një Evropë më e gjerë, një Evropë më e fortë”.…

Lajme
Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një deklaratë për mediat para debatit publik të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, paralajmëroi se politikat ekonomike të Qeverisë Mickoski po e çojnë vendin drejt një varësie në rritje nga kreditë e shtrenjta, pa zhvillim dhe pa para për të rritur pagat. “Buxheti për vitin e ardhshëm po miratohet…

Politika
Bilalli-Zendeli: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe
Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje serioze: marrjen e kontrollit mbi Phoenix Pharma nga një biznesmen serb i industrisë së kazinove dhe basteve. Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e…

Politika
Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot në Bruksel është takuar me Geert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian. Siç informoi në një postim në Facebook, fokusi i bisedimeve ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë, përparimi në proceset reformuese dhe hapat e ardhshëm në anëtarësimin në…






