Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari premton që në të ardhmen do të ketë më tepër termine për kontroll të pacientëve nëpër specializantë, përcjell TV21. Taravari thotë se në shtet funksionon shëndetësia primare dhe terciale, por që problemi qëndron te shëndetësia sekondare, çështje kjo që ministri pret të rregullohet me decentralizimin.
“Unë sot kisha takim me institucionin “Termini im”, u morëm vesh që të bëjmë sa më shumë hapësirë për kontroll të pacientëve, sa më shumë termine, sidomos në brendësinë e shtetit, por edhe në shtëpitë e shëndetit. Nuk kam informatë që diku nuk punon rentgen aparati, nëse ka informatë të tillë, duhet menjëherë të reagohet dhe të ndërmerren masa, pajtohem që shumica e pacientëve dërgohen në shëndetësinë terciale, që nuk është në rregull”, tha mes tjerash Taravari.