Connect with us

Lajme

Taravari premton de-jugosllavizimin e Armatës dhe të Agjencisë për Zbulim dhe krijimin e një Task Force për siguri kibernetike

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari gjatë shpalosjes së programit, duke folur për shtyllën e dytë tha se BE, SHBA dhe NATO janë aleatë të pazëvendësueshëm, prandaj Maqedonia e Veriut është e gatshme të luajë rolin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botën përkrah aleatëve.

Taravari shtoi se Maqedonia e Veriut është vend i sigurt dhe nuk përballet me asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë të jashtëm por se kjo nuk do të thotë se Rusia nuk përbën kërcënim.

“Rusia do të vazhdojë të nxisë frikë dhe të krijojë destabilitet, përderisa varësia energjetike dhe vulnerabiliteti nga sulmet kibernetike mbeten kërcënime të vazhdueshme për ne. Parimi bazë mbi të cilin ndërtohet strategjia ime për sigurinë është që Maqedonia e Veriut nuk do të jetë vetëm konsumatore e sigurisë, por edhe prodhuese e sigurisë në rajon dhe në botë. Si Presidenti ardhshëm, zotohem se – Maqedonia e Veriut, do të sigurojë buxhet të qëndrueshëm shumëvjeçar të mbrojtjes në nivelin prej 2% të produktit të brendshëm bruto, në përputhje me kriteret e NATO-s, do të kujdesem për de-jugosllavizimin e Armatës dhe të Agjencisë së Zbulimit duke emëruar vetëm profesionistët më të mirë dhe më të dëshmuar, përfshirë edhe sa i përket sistemit të tyre të vlerave pro-perëndimore, do të ndihmoj që t’i japim fund varësisë sonë energjetike nga Rusia duke lehtësuar formulimin e një koncepti shtetëror të energjisë dhe do të krijoj një Task Force për siguri kibernetike e cila do në ndihmojë në parandalimin hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve kibernetike”, u shpreh Arben Taravari, kandidat për president i VLEN-it.

Continue Reading

Lajme

Votimi i të burgosurve dhe të sëmurëve po zhvillohet pa probleme, bëjnë të ditur KSHZ

Published

on

By

Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në PKV, ku janë regjistruar për të votuar dhe aplikimet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sot në qendrat e votimit në 14 IEVP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në IEVP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00.

Deri në këtë moment votimi po vijon pa problem. Gjatë ditës së sotme dy votues, të cilët identifikohen si të zhvendosur brenda vendit, do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në të vetmen qendër për personat e zhvendosur brenda vendit.

Këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të bëjnë votimin e personave të sëmurë ose të paaftë, të cilët kanë dorëzuar njoftime me dokumentacion përkatës deri te komisionet komunale zgjedhore. Të drejtën e votës në banesat e tyre do ta ushtrojnë 6935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të pafuqishëm.

Sot, 534 zgjedhës, të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtëfamiljar, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku ndodhen. Ekziston një interes i theksuar për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve nga organizata dhe media vendase, të huaja dhe ndërkombëtare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar për vëzhgim 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj. Faqja e KSHZ-së, www.sec.mk, si dhe faqet e rrjeteve sociale “Facebook”, X, “Instagram”, si dhe kanali YouTube janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, ku do të mund të gjeni informacion në kohë dhe të saktë në lidhje me zgjedhjet.

Në listën zgjedhore me të drejtë vote në këto zgjedhje janë regjistruar gjithsej 1.814.317 zgjedhës.

Continue Reading

Lajme

Demolohet shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Published

on

By

Gjatë mbrëmjes së kaluar nga persona të panjohur është demoluar shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Rasti i demolimit të shtabit është lajmëruar në SPB Kumanovë. Përndryshe nuk është hera e parë që demolohen shtabet partiake në lagjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Veteranët e UÇK-së porosi Artan Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar!

Published

on

By

Veteranët e UÇK-së kanë reaguar ndaj Artan Grubit i cili nga sheshi i Shkupit këtkoi që të ulet flamuri kombëtar.

Ata e shohin këtë veprim si një shkelje të gjakut të dëshmorëve dhe sakrificave të tyre për liri.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se flamuri kombëtar është mbrojtur me gjakun e dëshmorëve dhe se nuk mund të lejohet që të kalojë pa reagim një gjest i tillë.

Në këtë reagim, ata shprehin zemërimin dhe turpin e tyre ndaj këtij veprimi, duke theksuar rëndësinë dhe nderin që duhet t’i kushtohet flamurit kombëtar dhe emblemës së UÇK-së.

“TË NDERUAR VETERANË INVALID DHE FAMILJE TË DËSHMORËVE KY FLAMUR ËSHTË LARË ME GJAKË DHE ËSHTË MBROJTUR ME GJAKUN E DËSHMORËVE. NUK TOLEROJMË QË NJË RRUGAÇ TË JAPE URDHËRA PËR TË ULUR FLAMURIN KOMBËTAR NË LIRI, AI FLAMUR ËSHTË MBROJTUR ME JETËN E SHUM DËSHMORËVE NGA VITI 1998 DERI NË 2001. Nuk mundemi të qëndrojm indiferentë ndaj këti rrugaçi se ai rrugaçi që në vitin 2001 ishte me palën Maqedone dhe ishte i mbuluar me flamurin e ty që ka në zemër. TURP TURP TURP TË KENI. NJËHER BROHORET UÇK UÇK DHE PAS NJË ORE URDHËRON ULNI FLAMURAT ULNI FLAMURAT………TURP TURP TURP!!!???? RROFT FLAMURI KOMBËTAR RROFT EMBLEMA U.Ç.K së”, thuhet në reagimin e ish ushtarëve të UÇK-së, theksojn Veteranët e UÇK-së.

Continue Reading

TOP Lajme