Smart News

Taravari: Për herë të parë një koalicion qeveritar arriti në 107 mijë vota

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka deklaruar se një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qeverisur më shumë se 20vjet. Taravari shtoi se kjo parti ka arritur se për aq vite sa ka qeverisur t’i përçaj vazhdimisht shqiptarët dhe të mos krijohet një bllok i bashkuar opozitar.
“Herën e parë në historinë e Maqedonisë pas pluralizmit, ndodhi që të gjitha partitë opozitare ose anti-BDI të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin. Ku morëm një numër të konsiderueshëm të votave afër 107.000 vota. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në bllokun shqiptarë”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se kauza e vërtet ishte ta sjellim ndryshimin te shqiptarët dhe kjo u arrit.

Exit mobile version