Connect with us

Lajme

Taravari për Euronews: Përshëndes iniciativën e kryeministrit Rama për t’u rifokusuar në Procesin e Berlinit. Me tërheqjen e Shqipërisë, Ballkani i Hapur bëhet jofunksional

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për televizionin shqiiptar Euronews Albania u shpreh se partia që drejton ai ka pasur rezerva që kur filloi procesi i Ballkanit të Hapur për shkak se nuk ka qenë inkluziv që në fillim.

“Kemi theksuar se për tre arsye, kjo nismë mund edhe të mos funksionojë. Kjo nismë ka qenë asimetrike, jo-inkluzive dhe paraleliste, duke pasur parasysh se në ndërkohë ishte procesi i Berlinit. Për të njëjtat arsye, edhe shtetet evropiane kishin rezervat për këtë nismë”, u shpreh Taravari duke shtuar se pas tërheqjes së Shqipërisë, Ballkani i Hapur mund të shpallet i vdekur.

Sipas Taravarit, Ballkani i Hapur i solli më shumë dëme se sa përfitime rajonit dhe se që në fillim nuk ka qenë gjithpërfshirës si në Kosovë, po ashtu edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, te një pjesë në Mal të Zi si dhe te opozita e atëhershme në Maqedoninë e Veriut.

“Dobësia e Ballkanit të Hapur ishte se në mënyrë paralele zhvilloheshte me procesin e Berlinit”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ndryshe, gjatë ditë së sotme Aleanca për Shqiptarët përmes në kumtese u shprehën se ky projekt polarizoi edhe më tepër Ballkanin Perëndimor në një kohë tanimë të trazuar për rajonin dhe kontinentin.

Continue Reading

Lajme

Uzairi dhe Ramadani nga ASH-ja priten nga ambasadori Meidani

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-së, Gadaf Uzairi i shoqëruar nga shefja e shtabit zgjedhorë të FRASH-it Viola Ramadani sot kanë takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani me të cilin diskutuan mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, shkruan Top24

“Sot, bashkë me Shefen e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.
Në këtë takim, diskutuam mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mirënjohës për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv, Ambasador Meidani 🇦🇱“, ka nënvizuar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Traumatologjia po “digjet”, rrezik për operacionet

Published

on

By

Në adresë të PortalitX ka ardhur një denoncim për mosfunksionimin e kondicionerit në Klinikën e Traumatologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”.

Punonjësit që frikësohen nga hakmarrja e menaxhmentit, i thanë PortalitX që temperatura në sallat e operimit shënon 29.5 gradë celsius ndërsa maksimumi i lejuar për atë ambient operimi është 20. Për këtë na dërguan edhe një fotografi në të cilën qartë duket temperatura e theksuar si problematike.

Përveç rrezikut të infeksioneve gjatë operimit, poashtu edhe personeli mjekësor nuk mund të funksionojë në gjendje të temperaturës së lartë për shkak të mantelit, kapeleve si dhe dorëzave e maskës që detyrohen ti mbajnë për shkaqe higjienike të procedurës së operacionit.

Nga biseda me të punësuar të kësaj klinike kuptuam se ky problem zvarritet për vite me radhë, dhe aktualizohet në çdo sezonë vere, por përpos premtimeve, nuk kanë parë asgjë tjetër.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Këto të VLEN-it veprojnë si drejtëza paralele secili në mendësinë e vet pa një pikë të përbashkët

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi ka ironizuar liderët e VLEN-it se po sillen si drejtëza paralele pa asnjë pikë të përbashkët duke vepruar secili në mendësinë e vet. Snopçe ka pyetur liderët e VLEN-it se me cilin nga ta do të duhej të takohet kryeministri i Shqipërisë,me cilin nga to do ulet ai?, shkruan Top24

Këto të Vlenit veprojnë si drejtëza paralele secili me mendësinë dhe mentalitetin e vet pa mos pasur një pikë të përbashkët, pa mos pasur një kokë të përbashkët. Kanë shumë njerëz me vendimarrje por nuk kanë lider. Vizioni politik nuk ndërtohet në këtë mënyrë.
Parashtrohet pyetja me cilin prej tyre do të takohet kryeministri i Shqipërisē për shembull. Me cilin nga ato do ulet ai?
Në këtë formë, pa mos u takuar asgjëkundi, ato drejtëza paralele në rrugën e tyre do të humben dikundi në horizont pa mos dhënë asnjë efekt.

Continue Reading

TOP Lajme