Connect with us

Lajme

Taravari: Për 9 orë arritëm +8,000 nënshkrime! Falemnderit nga zemra

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari kandidat i kolacionit VLEN për President të RMV-së ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë përkrahësit e tij dhe të koalicionit opozitar për shkak se brenda 12 orëve janë grumbulluar +8,000 nënshkrime.

“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+! Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër! Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar kreu i ASH-së Arben Taravari në faqen e tij zyrtare në facebook.

Continue Reading

Lajme

Mikpritje madhështore për Bajram Rexhepin në Vicë

Published

on

By

Fshati Vicë është një nga fshatrat e thella të malsisë së Sharrit duke qenë si kurorë mbi të. Shumë herë subjektet politike kanë tentuar ti manipulojnë dhe ti përçmojnë duke sjellur eksponent nga jasht e duke e nënçmuar edhe emrin e këtij fshati duke e quajtur “Viç”. Ata u tallën me banorët e këtij fshati duke ju thënë se aty do të kaloj rruga për në Kosovë edhe pse traseja e rrugës ishte planifikuar krejtësisht diku tjetër. Kjo tallje e fyrje sonte dëshmoi se nuk kalon te malësorët të cilët përveç fjalës dhënë dhe nderit nuk njohin gjë tjetër. Ata sonte i thanë Jo talljes duke u reshatuar pas Bajram Rexhepit i madh e i vogël për të sjellur ndryshimin dhe për të treguar se me dinjitetin e një malësori smund të luaj askush.

Ja postimi plotë:

📍Sonte #kuvenduam me banorët e Vicës!
Vica, si çdoherë krenare dhe plot energji, me atmosferë për një të ardhme të re, por e lënë krejtësisht në harresë nga Komuna e Tetovës!
Si djalë i Malësisë po e them me shumë besim, për Vicën dhe Tetovën po vjen një e ardhme e re.

#BashkëPërTetovën ✅

Continue Reading

Lajme

Shtrëngim duarsh dhe përqafime me zyrtarët e BE, Rama ndan pamjet nga Brukseli: Krenar për skuadrën kombëtare të negociatave

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e 6-të Ndërqeveritare e zhvilluar dje në Bruksel.

Në video shihet se kreu i qeverisë është i përzemërt me zyrtarët europianë, dhe veçanërisht me Komisioneren për Zgejrimin Marta Kos.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria hapi grupkapitullin e radhës në procesin integrues drejt BE, çka bën që të mbeten vetëm 5 kapituj që priten të hapen deri në fund të vitit.

Continue Reading

Lajme

Kos për Maqedoninë dhe vendet kandidate: BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Published

on

By

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i shqetësuar për sundimin e ligjit në vendet kandidate, megjithëse ka pasur përparim të prekshëm në këtë fushë.

“Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, presioni mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, u tha Kos gazetarëve në një konferencë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, pas një diskutimi nga ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate mbi sundimin e ligjit në BE.

Danimarka mban aktualisht presidencën e Këshillit dhe Ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjer, deklaroi se sundimi i ligjit në BE është aktualisht vlera e saj më e rëndësishme.

Bjer deklaroi se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.

Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve “Beta”.(Telegrafi)

Continue Reading

TOP Lajme