Connect with us

Lajme

Taravari optimist që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai në një intervistë për KOSOVAPRESS shprehet që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit.
Në intervistë, Taravari thotë se kjo është periudha më e vështirë nëpër të cilën kalon vendi që prej vitit 2001.
“Në Maqedoni është një kohë relativisht e vështirë me shumë mjegulla para nesh, me plot paqartësi, mund të them se një prej periudhave më të vështira të shtetit pas pavarësimit, nëse e tërheqim periudhën e vitit 2001 kur ishte lufta”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Arben Taravari.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht, derisa koalicioni qeverisës është në kërkim të votave për të arritur numrin 80 sa kërkohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Për ndryshime kushtetuese nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve.
Është partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE të cilës po i kërkohen votat ndërkohë që ajo shfaq kundërshtimet e saj për votim të amendamenteve kushtetuese.

Continue Reading

Lajme

Prestigjiozja franceze “Europe Elects”: Taravari fitues absolut i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Published

on

By

Organizata prestigjioze franceze e sondazheve të lidhura me zgjedhjet në vendet evropiane dhe më gjerë “Europe Elects” publikoi anketën e Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Глас на вистината”e cila realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve Presidenciale 2024.

Të pyetur: Për cilin kandidat do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, qytetarët janë përgjigjur me sa vijon:

Për kandidaten e VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova do të votonin 20,4% e të anketuarve, ndërsa për konkurrentin e saj kryesor, presidentin aktual Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, 16,8% e të anketuarve do të jepnin votën e tyre.

Në bllokun politik shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, sipas sondazhit është para Bujar Osmanit nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.

Kështu që, për Taravarin do të votonin 7.9% e qytetarëve të anketuar, ndërsa për Osmanin 6.9% e të anketuarve.

Për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM do të votonin 2,7% e të anketuarve, ndërsa për Biljana Vankovskën nga Levica 2,6% . Për kandidatin Stevço Jakimovski nga GROM do të votonin 1,2% e të anketuarve. Poashtu, 18.2% e qytetarëve nuk mbështesin asnjërin prej kandidatëve , ndërsa 23.2% nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.

Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL: Kryetari i Komisionit Komunal Bogovinë prezent në tubim të BDI-së

Published

on

By

Kryetari i komisionit komunal të Bogovinës, Elez Sinani nga Kamjani është parë në tubimin e BDI-së në Bogovinë.

Edhe pse pozita e tij sipas ligjit ndalohet pjesëmarrja në çfarëdollojë tubimi partiak

Ndrërkaq, prezenca e tijë në tubim partiak le dyshime mbi zhvillimin demokratik të procesit zgjedhor dhe zgjedhjeve të dyfishta që pritet të mbahen më 24 Prill dhe 8 Maj.

Sipas kësaj fotografie KSHZ-ja si organ i procesit zgjedhor duhet të reagoj dhe të garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Continue Reading

Lajme

Bllokimi i autobusëve me shqiptarë nga Kosova në Serbi, Taravari: Si duket Ministri jonë i jashtëm e ka vështirë të flas keq kundër Beogradit

Published

on

By

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari ka reaguar pas informacioneve se dhjetra autobusë me shqiptarë nga Kosova janë bllokuar në Serbi.

Taravari shkruan se kjo është një shkelje e të drejtave njerëzore si dhe një arsye shtesë për të dalë nga Ballkani i Hapur.

“Lajmet e sotme tregojnë se dhjetëra autobusë me shqiptarë nga Kosova, janë bllokuar në Serbi. Si hakmarrje ndaj avancimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Ky mentalitet është i papranueshëm, dhe ky bllokim është shkelje e të drejtave njerëzore. Kjo është një arsye më shumë për të dalë nga Ballkani i Hapur.
Maqedonia e Veriut, si shtet i NATO-s dhe si shtet me popullsi të madhe shqiptare, duhet të bëjë thirrje për lirimin e autobusëve me udhëtarë dhe për garantimin e të drejtave njerëzore. Por si duket, ministri i jashtëm e ka vështirë të flasë keq për Beogradin”, ka shkruar Arben Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme