Connect with us

Lajme

Taravari nga Shtipi: Ka mungesë të kuadrove në shëndetësi dhe këtë duhet ta zgjidhim urgjentisht

Published

on

Me vizitën në spitalin e Shtipit, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari filloi mandatin e tij si person i parë i shëndetësisë.

“Sot në një vizitë në spitalin e Shtipit, e cila duhet të shndërrohet në spital klinik, siç thuhet në programin e përbashkët se do të punojmë në rajonalizimin e shëndetësisë. Unë nuk e kam vizituar spitalin që nga viti 2017 kur kam qenë ministër, tani shoh që asgjë nuk ka ndryshuar. Ka një iniciativë për rishpalljen e një kompanie që do të punojë në spitalin e Shtipit, vetëm duhet të pajtohemi që të marrim leje nga Ministria e Financave. Nëse marrim leje, shpresoj se shumë shpejt do të shpallet procedura dhe do të rifillojnë puna”, tha Taravari.

Ai tha se ka mungesë të kuadrit mjekësor në spitale dhe kjo duhet të ndryshojë.

“Kudo ka mungesë të personelit mjekësor, do të duhet ta zgjidhim urgjentisht. Shpresoj se do të ketë një zgjidhje për punësim, mendoj që specialistët privatë nuk duhet të ekzistojnë, dhe të punësohen në shëndetësinë publike sepse ka mungesë të madhe të kuadrove”, tha Taravari.

Ai bëri të ditur se deri në fund të muajit nuk do të ketë më drejtorë ekonomikë nëpër spitale.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.

“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: E thyem mitin se BDI është e pamposhtur

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.

“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.

Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Sulmet ndaj Taravarit filluan pas menaxhimit të suksesshëm të tragjedisë së Koçanit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.

“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.

“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme