Connect with us

Politika

Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën

Published

on

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, sot mbajti tubim me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih.

Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm, dhe këto zgjedhje janë historike për shkak se, përveç tjerash, garon edhe Albin Kurti kundër Vuçiqit, ndërsa Maqedonia, pas zgjedhjeve, duhet të zhvillojë bashkëpunimet me Tiranën, Prishtinën, Sofjen dhe Athinën.

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi. Para 3-4 javësh kisha mundësi të ulem me një profesor amerikan i cili merret me gjeostrategjinë dhe shumë bukur i sqaroi disa gjëra me të cilat pajtohem plotësisht. Për t’u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina dhe trekëndëshi i dytë, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u zhvilluar është Shkupi, Sofja dhe Athina. Domethënë ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto dy trekëndëshe, të kemi sa më shumë bashkëpunime me këto shtete. Fatmirësisht ne kemi raporte korekte me Prishtinën, edhe me Tiranën ky bashkëpunim duhet të jetë sa më i fuqishëm dhe në të ardhmen të mendojmë sa më shumë që t’i zhvillojmë bashkëpunimet me Sofjen dhe Athinën. Këto dy trekëndësha e parandalojnë ndikimin e veriut, ose ndikimin rus”, u shpreh Taravari.

Taravari kërkoi mbështetjen e mërgimtarëve dhe theksoi se mërgata prijëse e ndryshimeve pozitive për shqiptarët e Maqedonisë.

“Nuk ka proces i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve të Maqedonisë ku mërgata nuk ka qenë ka katalizuesi kryesor. Do ta marr shumë thjesht Gostivarin. Nuk do të kisha mundësinë t’i fitoj zgjedhjet në Gostivar në vitin 2017 dhe 2021, nëse nuk ishin mërgimtarët. Prandaj është e rëndësishme që në këtë proces zgjedhor t’u kemi më 24 prill dhe 8 maj”, u shpreh Taravari duke shtuar se shteti i Maqedonisë duhet të kujdeset që të lehtësojë mundësimin e investimeve të mërgatës në Maqedoni, mundësimin e votës për mërgimtarët dhe lehtësimin e procedurave për dokumentet personale.

“Unë e di se ju keni punë, jeni të angazhuar këtu, keni familje, por keni ndikim të jashtëzakonshëm atje. Ju kisha lutur, nëse mendoni se duhet të na përkrahni, kush nuk mund të vijë, të paktën një telefonatë andej ku mundet, një gjysmë fjale që ta përkrahe ndryshimin sepse, shqiptarët prej vitit 2011 kanë votuar për ndryshim”, tha Taravari duke theksuar se shqiptarët që nga viti 2011 kanë votuar për ndryshim, por opozita s’ka qenë e e bashkuar, ndërsa tani VLEN është më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për ta sjellë ndryshimin”, tha në fund Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetën

Published

on

By

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravarit, ka deklaruar se të gjithë 173 pacientë që trajtohen brenda dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile. 10 pacientë në Maqedoni janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ministri shtoi se shpreson që të mos shfaqen komplikime gjatë ditëve në vazhdim pasi çdo herë ekziston mundësia për shfaqjen e tyre.

“Shumica e tyre janë duke u përmirësuar. Nga gjithsej 20 pacientë që ishin në gjendje kritike, sot konstatojmë se 10 janë në gjendje më të rëndë, por prap jashtë rrezikut për jetën”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Pacientët me gjendjen më të rëndë ishin ata që në orët e para i dërguam në vendet fqinje

Published

on

By

 

Arben Taravari në intervistën e sotme në TV21, ka deklaruar se pacientët me gjendjen më të rëndë ishin ata që u dërguan në orët e pad te vendet fqinje.

“Ofertat që bëheshin për kurim jashtë vendit ishin normalisht nga vendet fqinje. Çuam diçka në Greqi, diçka në Sofje dhe disa pacientë në Serbi. Dhe ato hapësira na u liruan, kështu që pacientët nga Koçani i morëm në Shtip dhe të nesërmen, të hënën, rreth 37 pacientë u dërguan jashtë vendit”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet edhe Papazov – BDI-së i DËSHTOI skenari i “gjuetisë së shtrigave” për tragjedinë e Koçanit!

Published

on

By

Derisa BDI u mundua të shfrytëzojë tragjedinë e Koçanit me 59 viktima për të ndezur tensione ndëretnike dhe për të mbuluar gjurmët e përgjegjësisë, e vërteta po del në shesh.

Sipas shumë mediave duke iu referuar MPB-së në pranga kanë përfunduar kryetari në dorëheqje i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, si dhe dy paraardhësit e tij, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.

Ndërkohë, në paraburgim 48-orësh është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pjesë e qeverisë së kaluar, partia e të cilit menaxhoi shtetin për dy dekada.

BDI nxitoi të dalë para kamerave me Arbër Ademin, duke u përpjekur të shpallë shqiptarët “viktima të një gjuetie shtrigash”. Pse? Sepse menduan se me një narrativë të tillë do ta shpëtonin veten nga përgjegjësia.

Tragjedia e Koçanit nuk ndodhi për shkak të ndonjë “gjuetie shtrigash”, por si pasojë e një sistemi të kalbur, që për dy dekada ka mbajtur qytetarët peng të papërgjegjësisë dhe korrupsionit. Përgjegjësit nuk janë “armiq të shpikur”, por ata që për vite me radhë kanë shpërfillur sigurinë publike dhe kanë lejuar që ligji të shkelet për interesa klanore.

Continue Reading

TOP Lajme