Connect with us

Lajme

Taravari në takim me Kurtin

Published

on

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin, Halil Snopçe. Bashkë bënë homazhe te varri i Astrit Deharit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, priti Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.
Në një takim miqësor, që u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes.
Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit.

U bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Kordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribon në tejkalimin e probleme dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit.

Continue Reading

Lajme

Bexheti: Në tetor, Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura

Published

on

By

Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë”

Statusi i plotë i Blerim Bexhetit:

Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

Kasami e mohon problemin, ndërsa shqiptarëve u shkurtohen këshilltarët – vetëm në Gostivar 8 më pak

Published

on

By

Kryetari i Tetovës dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vazhdon të relativizojë një çështje serioze që prek drejtpërdrejt përfaqësimin politik të shqiptarëve në nivel lokal. Sipas tij, ulja e numrit të këshilltarëve në disa komuna “nuk ka bazë etnike” dhe “nuk është problematike”, megjithëse faktet tregojnë të kundërtën.

Vetëm në Gostivar, komunë me shumicë shqiptare, numri i këshilltarëve do të ulet për 8, një goditje e rëndë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në këshillin komunal. Dhe jo vetëm kaq – edhe në Tetovë, komuna që ai vetë e drejton, është paraparë ulje e numrit të këshilltarëve.

Në vend që ta mbrojë interesin e votuesve shqiptarë dhe të kërkojë zgjidhje institucionale për këtë padrejtësi që buron nga interpretime të kontestuara të rezultateve të regjistrimit, Kasami zgjedh të sulmojë opozitën shqiptare, duke e quajtur reagimin e tyre “lojë politike”. Në të njëjtën kohë, ai vetë angazhohet me retorikë boshe pa kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse dhe pa ndërmarrë veprime konkrete.

Kërkesat e tij të mjegullta për “vendime më të shpejta të Gjykatës Kushtetuese” duken më shumë si përpjekje për t’ia hedhur fajin diku tjetër, se sa si qëndrim i qartë për të mbrojtur përfaqësimin real të qytetarëve shqiptarë në këshillat komunalë.

Kjo qasje e zbutur dhe e paqartë ngre pikëpyetje serioze: Kujt i shërben Bilall Kasami, kur në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve të vet, mundohet të minimizojë një padrejtësi të hapur?

Continue Reading

Lajme

Pasholli për Mickoskin: Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan

Published

on

By

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli ka kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski, për deklaratën e tij ku flet për BDI-në, njofton Top24.

“Një kryeministër i papjekur nuk mund të udhëheqë një shtet!
Sa herë që gjërat nuk shkojnë siç i do ai, nuk merr përgjegjësi, por fshihet pas ankesave dhe populizmit dhe kjo qartë dëshmon mungesën e vizionit, lidershipit dhe guximit.
Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan sa herë sfidohet, por për një udhëheqës që përballet me sfidat dhe ndërton të ardhmen!
Parashikimet boshe dhe përpjekjet për të dezinformuar opinionin janë dëmi më i madh që i bëhet shoqërisë dhe shtetit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale!”, shkruan Pasholli.

Continue Reading

TOP Lajme