Connect with us

Lajme

Taravari në takim me ambasadorin e Francën në RMV, Cyrille Baumgartner

Published

on

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, priti sot në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Republikës së Francës në RMV, Cyrille Baumgartner.

Në takim u konfirmua thellimi i raporteve tanimë të shkëlqyeshme bilaterale, vazhdimi i rrugës evropiane të vendit, rritja e investimeve franceze në vendin tonë dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve shkruan Taravari në faqen e tij zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:

“Miqësia me Republikën e Francës vijon të forcohet dhe sferat e bashkëpunimit të zgjerohen.

Sot mirëprita Ambasadorin e Francës, Sh. T. Cyrille Baumgartner, në një vizitë kurtuazie. Në qendër të diskutimeve ishin thellimi i raporteve tanimë të shkëlqyeshme bilaterale, vazhdimi i rrugës evropiane të vendit, rritja e investimeve franceze në vendin tonë dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

Po ashtu, bashkëbiseduam rreth reformës në shëndetësi që e kemi filluar si qeveri e re dhe u pajtuam për rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve dhe të sistemit tonë shëndetësor, si vend që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane.

E sigurova ambasadorin Baumgartner se VLEN është garanci e fuqishme në ruajtjen e kursit euro-atlantik të vendit, në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë dhe përkrahësit e zgjerimit të BE-së, ndër të cilët padyshim është edhe Franca.”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ditët e zisë mbarojnë, por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë

Published

on

By

 

Edhe pse ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e thellë dhe personale. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me tragjedinë e fundit, duke theksuar se kjo ngjarje ka vënë në provë të gjithë shoqërinë, institucionet dhe sistemin shëndetësor.

Ai ka informuar se gjendja e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut është stabile, falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë. “Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje dhe mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Shpresojmë që çdo ditë të mund të njoftojmë për kthimin e tyre në shtëpi”, ka shkruar Taravari.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë periudhë të vështirë, përfshirë qytetarët, institucionet dhe punonjësit e shëndetësisë, duke theksuar se çdo ndihmë është e vlefshme. “Ne do të vazhdojmë të jemi aty ku duhet më shumë, pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë”, ka përfunduar ministri Taravari.

Continue Reading

Lajme

Qytetarët vlerësojnë punën e Taravarit në menaxhimin e situatës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

Menaxhimi i situatës pas tragjedisë në Koçan nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përpos nga ekspertët e fushës, është vlerësuar pozitivisht edhe nga qytetarët.
Përgjigja e shpejtë ndaj situatës me resurset vendore dhe koordinimi në procesin e trasnferimit të pacientëve jashtë vendit marrë vëmendje të veçantë.
Në një anketë të zhvilluar në faqen zyrtare nga Flaka, opinioni publik e vlerëson punën e tij si efikase dhe profesionale në përballjen me pasojat e tragjedisë së Koçanit.

“Shqiptari më i ndershem të cilit iu besua ky proces! Kurrë s’do isha në vendin e tij.”

“Në krye të detyrës tërë kohën.”

“Çka me vlersu!? Kemi dështuar, sistemi i shëndetësisë ka dështuar! Këndej del e lavdrohesh se e keni rregullu shëndetësinë a nga ana tjetër i keni dërgu pacientet për shërim jasht shteti se ktu nuk i keni kushtet!”

“Profesionist!”

“I suksesshëm por në kohë të gabuar, kur sistemi është rënuar.”

“Doreheqje!”

“Respekti i madhi Arben Taravari kështu duhet të duket një shqiptar i vërtetë profesonialist i përgatitur.

“Si gjithmon Profesionist”

“Është duke e dhënë maksimumin, nuk mendoj se ndonjë Minister tjetër e kishte bërë më mirë!”

“Si profesionist dhe transparent”

“Menaxhim maksimum dhe realizim profesional …“

“Edhe si fëmijë edhe si student ka qenë human, si Doktor edhe më shumë, Si Kryetar Kommune përsëri ka treguar aftësite e veta profesioniste, mos e lavdrojmë shumë se lavdatat e shumta formojnë xhelozi.. Kështu që i themi Mashallah vazhdo kështu me këtë tempo Minister të rujt Zoti nga e keqja e njeriut. Patsh shëndet e gzime në jetë.”

“I pa lodhur në detyrën të cilën e ka marrë si ministër. Respekte pa fund për profesonalizimin, doktor i nderuar Arben Taravari.”

Janë disa nga komentet e qytetarëve për punën e ministrit Taravari, i cili angazhim u vlerësua gjatë këtyre ditëve edhe nga profesionist të fushës, analist por edhe gazetar.
Kujtojmë se tragjedia e Koçanit tronditi vendin, duke shkaktuar humbje jete dhe dëme të konsiderueshme.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

TOP Lajme