Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, tha se para një viti kur i është kërkuar të bashkohet me LEN-in e atëhershëm ne vendosëm se edhe me pasoj të një përçarje në parti ta sjellim ndryshimin. Taravari shtoi e gjithë kjo u bë pasi këtë e donin shqiptarët e Maqedonisë.
“Përveç që duhet të mendojmë për VLEN-in të jetë sa më funksional, bindja ime është se jemi dobët funksionale në qeveri dhe performojmë dobët në qeveri. Kemi telashe dhe kjo është evidente”, deklaroi Taravari.
Ai shtoi se shumë punë që duhen reforma, sjelle ligjesh, dhe kemi diskoordinim i cili është evident.