Connect with us

Lajme

Taravari në mesin e popullit për iftar, Osmani me liderin e partisë!

Published

on

Kryetari i ASH-së, njëherit kaniddati i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit e ka pritur së bashku me banorë.

Ndryshe nga Taravari, ministri i Jashtëm dhe kandidati i BDI-së për preident Bujar Osmani, e ka pritur në shtëpinë e tij ku ee kishte të ftuar liderin e partisë dhe kryeministrin teknik, Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferin, për të cilët i gjithë Shkupi ishte bllokuar në kohë iftari që të njejtit të lëvznin pa “pengesa” deri te shtëpia e nikoqirit, duke mos bërë llogari qytetarët të cilët kanë bërë përgatitjet e fundit para iftarit.

Taravari nga ana tjetër ishte ftuar për iftar sonte në fshatin Balindoll të Gostivarit. Në një atmosferë impoznate, është rikthyer tradita e vjetër e çeljes së iftarit me krismën e topit, kjo falë iniciativës së banorëve të fshatit.

Në iftarin e parë për këtë muajt të agjërimit në botën Islame, në fshatin Balindoll u shtruar iftar kolektiv dhe u realizua me shumë origjinalitet krisma e topit pas 80 vitesh mungesë, një simbol i botës Islame për lajmërimin e thirrjes së ezanit të akshamit, respektivisht ardhje së iftarit.

Në këtë iftar ai i cili në këto zgjedhje presidenciale garon me sloganin “Populli i pari”, dëshmoi edhe një herë se është njeri i popullit dhe gëzon respekt gjithandjë.

Ndryshe, në një anketë të para disa ditëve, Taravari printe bidnshëm para Osmanit.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme