Connect with us

Lajme

Taravari me mesazh për maturi: Ndryshimi i madh po vjen, nuk do të ketë hakmarrje politike

Published

on

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në “Facebook” bën thirrje për maturi, harmoni dhe bashkëpunim të përgjithshëm për shkak se, siç thotë kreu i ASH-së, edhe pse kemi bindje të tjera politike, ne të gjithë bashkohemi nga dëshira për ta bërë këtë vend sa më të mirë

“Kur do të fitojmë, nuk do të vijnë as orë hakmarrjesh, as spastrime masive, por madje do të ketë projekte që do të kërkojnë përmirësimin edhe më shumë të atyre që tani janë pjesë e administratës apo të punësuar në çdo sektor”, shprehet kryetari i ASH-së. Le të jemi ne, pa dallim partie, feje, gjuhe apo kombi, klasa e atyre politikanëve që do ta shohin veten si oponentë ideologjik por si partnerë në qëllimet tona më të larta, si është Zhiviillimi i vendit dhe ecja jonë në hartën e BE-së si pjesë organike e saj., Taravari.

Taravari shprehet i sigurt se kjo është një sfidë por bashkarisht do t’ia mund të dalin dhe këto muaj duhet të shndërrohen në festë mendishmesh, vizionesh dhe mundësish.

“Në fund fitoftë më i miri. Jam i bindur se kemi mbështetjen e vlefshme edhe nga faktori ndërkombëtar, që janë miqtë tanë strategjik, që me mençurinë e tyre dhe dashamirësi janë pranë nesh në këtë moment të veçantë”, shprehet në fund Taravari.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani u uron mirëseardhje mërgimtarëve: Po punojmë që Gostivari të jetë i denjë për ju

Published

on

By

Me fillimin e sezonit të verës dhe ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje, duke i siguruar ata për përkushtimin maksimal të institucionit që ai udhëheq në përmirësimin e kushteve të jetesës në qytet.

“Motra dhe vëllezër, ju që keni ardhur si çdo verë në Gostivarin tuaj, më lejoni që në emrin e Komunës tonë t’ju uroj mirëseardhje,” shkroi Limani në një status në Facebook. Ai theksoi se komuna po punon intensivisht për të realizuar projekte të shumta infrastrukturore, të cilat do ta transformojnë qytetin.

“Sikurse e shikoni, rrugë të reja po ndërtohen dhe një numër rekord projektesh na presin përpara. Puna është forma më e mirë për të shprehur respektin dhe dashurinë për secilin nga ju!”, përfundoi Limani, duke lënë të kuptohet se vera e këtij viti do të shoqërohet me investime konkrete në zhvillimin urban të Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetai: Ndërtova shtetin – themelova institucionet e Kosovës

Published

on

By

Arben Fetai rikujton veten si arkitekt të institucioneve të Kosovës, por harroi të përmendë Vetëvendosjen, PSD-në dhe këshillat për Hashim Thaçin, shkruan Flaka

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, vazhdon të vetëpromovohet si figurë kyçe në historinë moderne të shqiptarëve në Ballkan – këtë herë nëpërmjet një interviste në emisionin “Pastel” në TV21. Duke folur për fazën e tij të hershme në politikë, Fetai tha se ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në Prishtinë shkova me idenë për gjashtë muaj dhe të kthehem, por aty e gjeta veten shumë mirë… Më pas kam dhënë kontributin tim në formimin e Agjencisë Anti-korrupsion, Agjencisë për Barazi, Agjencisë së Inteligjencës dhe përgatitjen e parë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,” u shpreh Fetai.

Për një çast, intervista dukej si një lexim zyrtar i CV-së së një diplomati të nivelit të lartë. Por, ndërkohë që përmendja e agjencive dhe shtyllave institucionale mund të tingëllojë mbresëlënëse për publikun e TV21, faktet politike nga Prishtina tregojnë një tjetër realitet.

Fetai mbahet mend në Kosovë si këshilltar i Hashim Thaçit, më pas si fraksionist i larguar nga Vetëvendosje dhe si bashkëthemelues i PSD-së – një parti e ndërtuar nga të pakënaqurit me Albin Kurtin.

Fetai, që sot shfaqet si pjesë e qeverisë së VLEN-it në Shkup, është po ai që Albini i dërgoi emisarin Arben Taravari për ta ndalur të bëhej zëvendëskryeministër. Në fund, nuk e ndali dot. Por historia e vërtetë nuk harrohet aq lehtë, edhe pse Fetai vazhdon të shkruajë versionin e tij.

“Kudo që shkojmë nuk duhet të harrojmë vendin nga vijmë,” tha ai në intervistë. Flaka

Continue Reading

Lajme

Skandal me rrëfimin e Arben Fetait: Kam protestuar në vitet ’80 –  por atëherë ishte vetëm 7 vjeç

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka habitur publikun me një deklaratë të pazakontë gjatë intervistës në emisionin “Pastel” në TV21, ku foli për fëmijërinë e tij dhe përvojat personale gjatë viteve të tensionuara për shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, shkruan Flaka

“Menjëherë pas diferencimeve politike dhe protestave në Kumanovë, babi iku nga vendi për në Belgjikë dhe unë bashkë me motrat mbetëm vetëm me nënën në shtëpi. Ndërsa pas një periudhe kohore, pasi babi u sistemua në Belgjikë, ne u ribashkuam dhe vazhduam jetën bashkë në Belgjikë,” deklaroi Fetai.

Fetai, i lindur më 11 dhjetor 1980 në Kumanovë, pretendon se ka qenë i pranishëm në protestat e viteve ’80, një periudhë kur, sipas tij, kishte ndërgjegje politike dhe aktivizëm qytetar – megjithëse atëherë ishte vetëm 7 vjeç.
“Që nga fëmijëria mbaj mend protestat në Kumanovë kur mësuesit dhe intelektualët shqiptarë u përzunë nga puna, por edhe protestat në Kosovë pas heqjes së statutit,” tha Fetai.

Por faktet historike flasin ndryshe.
Sipas dokumenteve dhe dëshmive historike, protestat në Kumanovë dhe Gostivar që nisën në gusht të vitit 1988 u zhvilluan si reagim ndaj ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ndaj përjashtimit nga puna të dhjetëra arsimtarëve shqiptarë. Nxënësit dhe mësuesit që kundërshtuan politikën e asimilimit u përballën me burgosje dhe represion.

Pra, në vitin 1988, kur protestat kulmuan, Arben Fetai ishte vetëm 7 vjeç.
Ky detaj e bën të paqartë, në mos të pabesueshme, deklaratën e tij se ka marrë pjesë në protesta si pjesë aktive. Fëmijët e asaj moshe mund të kenë përjetuar atmosferën familjare të kohës, por jo të kenë qenë aktorë të vetëdijshëm të protestave, aq më pak siç portretizohet në këtë rast – si “njeri i protestave”.
Me titull: Nga njeri I protestave te zevendeskryeminister- historia qe nuk keni degjuar per Fetain, ky i fundit shpërndajti lajmin në media.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku përdoruesit kanë ironizuar pretendimin e zëvendëskryeministrit, duke e quajtur “falsifikim emocional të biografisë për qëllime politike”.

“Që të vetëquhesh njeri i protestave si 7-vjeçar është fyerje për ata që me të vërtetë sakrifikuan në atë kohë – që humbën vendet e punës, u rrahën, u burgosën,” shkruan një komentues.
Fetai, madje ka pretenduar që ndihmoi edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si këshilltar i Hashim Thaçit.

“Në Prishtinë shkova me idenë për gjashtë muaj dhe të kthehem, por aty e gjeta vetën shumë mirë dhe pastaj mu ofrua një kontratë më afatgjate në Kuvendin e Kosovës. Pas përvojës në Kuvend, u angazhova në zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe më pastaj kam dhënë kontributin tim në formimin e Agjencinë Anti-korrupsion, Agjencinë për Barazi, Agjencinë e Inteligjencës por edhe përgatitjen e parë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Pra si një i ri kisha mundësi të jashtëzakonshme të jem pjesë e formimit të institucioneve të Kosovës”, u shpreh Fetai.

Në mungesë të ndonjë reagimi apo sqarimi nga kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, pyetja që mbetet është: A po përdoren dramat e një kohe të errët për të ndërtuar kredibilitet të vonshëm politik? Flaka

Continue Reading

TOP Lajme