Connect with us

Lajme

Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Published

on

Kandidati për president dhe njëherit i ASH-së, Arben Taravari theksoi se me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

“Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji.

Monstra, Sopoti, Brodeci, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjera, janë që të gjitha emra që na e kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, atë të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin. Ky sistem i padrejtësisë e ka bërë shqiptarin mish për top, për të qeruar hesape politike apo për të shtyrë përpara agjenda shoviniste saherë që dikujt i rrezikohet pushteti”, deklaroi Taravari.

Sipas tij, Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal, na kanë sjellur në një gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve i besojnë drejtësisë.

“Unë si President i Republikës, do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Me koalicionin VLEN, do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur, efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të shtypet për shkak të përkatësisë kombëtare.VLEN zotohet për krijimin e një trupe të përkohshme ekspertësh perëndimorë, kryesisht nga vendet evropiane, që do të integrohen në këshillat prokuroriale e gjyqësore të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtëvjeçar. Kjo trupë do të monitorojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas. Por ata do të kontribuojnë edhe vetë si gjyqtarë e prokurorë.

Do të shtyjmë përpara ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të reformojmë në tërësi sistemin për zgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Pas plebishit popullor të 24 prillit dhe 8 majit, në sistemin tonë të drejtësisë, nuk do të ketë më vend për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe me mendësi jugosllave.

VLEN do të bëjë evropianizimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të ndalur epideminë e korrupsionit dhe drejtësinë selektive. Ne mund të bëhemi vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur Gjykata e Tetovës dhe e Shkupit të jenë po aq të besueshme sa Gjykata e Berlinit apo Bonnit. Rrugë tjetër nuk ka.

Me ardhjen e VLEN në pushtet, të gjitha viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen.

Ndryshimi ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Drejtësia VLEN sepse ajo është parakusht për shoqëri inkluzive, për demokracinë dhe për zhvillimin ekonomik.

Tani po ia kaloj fjalën z. Sabri Aziri, familjar i Haki Azirit dhe Fejzi Aziri, dy nga shqiptarët e dënuar padrejtësisht me 9 dhe 15 vjet burg në rastin Monstra”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme