Connect with us

Lajme

Taravari: Më 8 maj fitorja e opozitës shqitpare do të jetë plebishitare

Published

on

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij “Argument plus” në TV24, tha se e gjithë kjo situatë që po ndodh në partinë e tij, ndodh për shkak se ai ka refuzuar ofertën e Ali Ahmetit dhe i është bashkuar opozitës shqiptare.

“Nëse 60% e kuvendarëve të partisë janë pro qëndrimit tim dhe 40% janë për grupin tjetër, te mbështetësit dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët është 90% pro qëndrimit tim”, tha kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas tij, grupi tjetër i ASH-së është nën ndikim të BDI-së dhe ashtu siç i urdhëron BDI-ja, por populli tashmë ka vendosur për bllokun opozitar shqiptar.

“Pavarësisht se si do të garojmë, fitorja e shqiptare do të jetë e thellë kundrejt BDI-së”, deklaroi Taravari duke theksuar se partia politike nuk as vula e as partia, por njerëzit, ideali dhe kauza, ndërsa votuesi dhe mbështetësi i ASH-së, gjithmonë ka qenë kundër BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Çairit ndan 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e 1 milion denarëve si ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan.

Ky vendim është një shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes së komunitetit në këto momente të vështira. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një mesazh i qartë se Çairi qëndron pranë familjeve të prekura.

“Ndjehem i nderuar që mund të kontribuojmë në ndihmën e këtyre familjeve dhe jam i bindur se ky është vetëm hapi i parë. Çairi do të vazhdojë të mbetet pranë tyre në çdo hap të rrugës për t’i mbështetur në periudha të vështira”, u shpreh Ganiu.

Komuna e Çairit rithekson angazhimin e saj për të qenë pranë qytetarëve në kohë sfidash dhe për të siguruar që çdo individ të ndihet i mbështetur nga institucionet dhe shoqëria.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit ka vendosur të ndajë një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia e rëndë në Koçan.

Vendimi u miratua sot gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, e cila nisi me një minutë heshtje për të nderuar 59 viktimat e zjarrit tragjik të 16 marsit.

Kryetari i Komunës, Valbon Limani, theksoi rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla të rënda. “Në ngjarje të tilla tragjike, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Ndihma financiare do të dërgohet në fondin e ngritur për mbështetjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi e madhe.

Continue Reading

TOP Lajme