Gjatë ditës së sotme janë vendosur në funksion ashensorit në Spitalin Klinikën të Tetovës. Ky investim ishte premtim i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari për 100 ditët e para të Qeverisë së re reformator dhe të ndryshimit.
Bashkë me ashensorit, gjatë kësaj periudhe në këtë institucion shëndetësorë ka pasur edhe një investim tjetër kapital të rëndësishëm.
“Po zgjidhim dy probleme serioze në Spitalin klinik të Tetovës. Po investojmë 20 milionë denarë për modernizimin e kushteve. Janë montuar 5 ashensorë të rinj, tre në rapartin e kirurgjisë dhe dy në rapartin e mjekësisë interne. Është kryer rikonstruimi dhe sanimi i konstruksionit të çatisë së bllokut internist, i cili pikonte për një kohë të gjatë”, thuhet në kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë vizitës që i bëri Spitalit Klinik të Tetovës gjatë ditës së sotme, ministri Taravari tha se rajonalizimi dhe fuqizimi i spitaleve klinike rajonale është një nga prioritetet kryesore.
Ndryshe, vizitat e ministrit Taravari nëpër institucionet shëndetësore janë të përditshme që nga udhëheqja e tij me resorin e Shëndetësisë.