Connect with us

Lajme

Taravari kujton 35 vjetorin e demonstratave të nxënësve të Gostivarit për të mësuar në gjuhën shqipe

Published

on

 

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ASH-së, Arben Taravari ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të nxënësve të shkollave të mesme të Gostivarit për të mësuar në gjuhën shqipe.

Në shkrimin e tij Taravari thekson se e kujtojmë këtë datë që histori të tilla të mos na përsëriten kurrë.

“35 vite nga demonstratat e nxënësve të shkollave të mesme të Gostivarit për të mësuar në gjuhën shqipe dhe kundër paraleleve të përziera. Tetë persona, shumica të mitur, prej të cilëve dy vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçe, morën dënim me burg në kohëzgjatje prej mbi 52 vjet. Ata që lanë gjurmë të pashlyera për shkollim në gjuhën shqipe, ishin: Valdeta Fejzullai – Aliji (tanimë e ndjerë), Nafie Zendeli-Ziberi, Dashmir Osmani, Imberli Bekteshi, Zulqufli Dalipi, Nazif Sinani, Hajredin Kaza dhe Nuredin Aliji. Shumë pjesëmarrës të tjerë në demostratat e 4 tetorit të vitit 1988, u maltretuan dhe u larguan nga procesi arsimor. Edhe mësuesit dhe profesorët shqiptarë i detyruan që t’u flisnin maqedonisht nxënësve të tyre. Ata që kundërshtuan, u përjashtuan nga puna dhe u burgosën. Parulla kryesore “Duam shkollat shqipe”, nuk harrohet! E kujtojmë këtë datë që histori të tilla të mos na përsëriten kurrë”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.

Continue Reading

Lajme

Selmani demanton largimin e anëtarëve të ASH-së në Tuhin: S’ka braktisje të anëtarësisë nga ASH

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Kërçovë, Genc Selmani, ka reaguar ndaj deklaratës së publikuar nga një grup anëtarësh të nëndegës së fshatit Tuhin, të cilët pretendojnë se distancohen nga vendimi për largimin e ASH-së nga Koalicioni VLEN.

Në një demant zyrtar, Selmani ka hedhur poshtë pretendimet për “braktisje të anëtarësisë” dhe ka kërkuar që vendlindja e tij, Tuhini, të mos përdoret për qëllime përçarëse.
“Demantoj deklaratën e nënshkruar se kemi braktisje të anëtarësisë nga nëndega e fshatit Tuhin të Aleancës për Shqiptarët. Nuk dua t’i jap jehonë një tendence që synon përçarje dhe që rrezikon të zbehë lavdinë e vendlindjes sime të shenjtë dhe të tuhinasve që nga viti 2016 e tutje kanë qenë pjesë e lavdisë sonë politike,” deklaroi Selmani.
Ai theksoi se ekziston një procesverbal zyrtar i mbledhjes së nëndegës së ASH-së në Tuhin, të mbajtur më 6 tetor 2024, i cili – sipas tij – dëshmon se nuk ka ndodhur asnjë braktisje apo largim nga linja zyrtare e partisë.
“Po ju përcjell procesverbalin e kuvendit të nëndegës së fshatit Tuhin të datës 6.10.2024,” tha më tej Selmani, duke lënë të kuptohet se dokumentet zyrtare bien ndesh me pretendimet e ngritura.
Ai e mbylli reagimin me një thirrje për unitet dhe besim në procesin zgjedhor:
“Mirupafshim në zgjedhje!

 

https://www.facebook.com/share/p/14mh5J4zwH/?

Continue Reading

Lajme

Taravari fillon bisedime intensive për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë, Top24 mëson emrat jozyrtarisht

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Përpos njoftimit për hapjen e shtabeve partiake nga muaji që vjen, partia e Taravarit tashmë ka filluar konsultat për kandidatët e mundshëm me të cilët do të garoj dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve.

Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës.

Në takimet me këto grupe, siç bëjnë të ditur burime partiaake për Frontline.mk, kërkohet emër për diçka më mirë për Tetovën sikurse janë mjek dhe figura të tjera me ndikim.

“Ende është herët për të zbuluar emra, por jo shumë larg do të vijë edhe ai moment, ndërsa tani për tani ka bisedime intensive me shumë grupe dhe individë të ndryshëm”, sqaron burimi nga partia e Taravarit për Frontline.mk

Kujtojmë se Taravari tashmë ka caktuar kandidatin me të cilin do të garojë në qytetin e Gostivarit dhe në komunën e Vrapçishtit. Ato janë Valbon Limani dhe Isen Shabani.

Këto lëvizje të Taravarit nga njohësit e rrethanave politike shihen si metodë pjekurie që dëshmon ASH dhe një fitore të madhe për të korrur në komunat me shumicë shqiptare.

Analistët nuk e shohin si penalizmi shkëputjen nga VELN, por një përparësi nëse ideja e Taravarit jetësohet për të dalë në zgjedhje me kandidatë të dëshmuar dhe të preferuar të popullit, si për këshilltar komunal, poashtu edhe për kryetar komunash.

Me këto veprime, Taravari duket se le shumë pas me organizimin për lokalet partitë e tjera te kampi politik shqiptar, por edhe te ai maqedonas, vlerësojnë analistët me të cilët kemi kontaktuar.

Ndryshe portali Top24 jozyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve por për momentin nuk do të bëjmë publike për të mos ndikuar në përmbylljen e bisedemive, por po bisedohet me dy biznesmen të njohur, një mjek të njohur dhe një arqitekt.

Continue Reading

Lajme

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Published

on

By

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e koalicionit pas ndarjes së partnerëve të VLEN-it. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në intervistën për Alsat theksoi që nuk janë të gëzuar që ka turbulenca në koalicionin VLEN, pasi që kompakti politik ishte një adut i fuqishëm që të fitohet bashkë besimi i votuesve përballë LSDM-së dhe BDI-së.

“Atë që e kam marr si brifing është se kryetari i Qeverisë i cili është edhe mandatar i këtij koalicioni qeveritar sigurisht se pas kthimit do të ketë biseda me çdo partner koalicioni, përfshirë edhe partitë që janë në koalicionin VLEN dhe gjithashtu me ministrin e Shëndetësisë. Tani të shohim se çfarë mundemi ne si parti më e madhe politike të ndihmojmë në menaxhimin e procesit, të mbrohet kompakti i shumicës parlamentare, por në çdo rast stabiliteti i qeverisë nuk është i rrezikuar”, deklaroi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE.

Edhe partnerin tjetër qeveritar, respektivisht Lëvizjen ZNAM, trazirat në VLEN nuk janë kërcënuese për stabilitetin qeverisë. Megjithatë, ata kanë porosi që çdokush që bashkëpunon me BDI-në nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë.

“Çdokush që bashkëpunon mbrapa dyerve të hapura ose të mbyllura me BDI-në e pareformuar për Lëvizjen ZNAM është e papranueshme të jetë pjesë e partnertitetit në të cilën merr pjesë ZNAM”, thonë nga Lëvizja ZNAM.

Gjatë ditës së djeshme kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami paralajmëroi rishqyrtim të marrëveshjes së koalicionin VLEN me partnerët qeveritar, pas largimit të Taravarit. Kasami beson se kjo nuk nënkupton krizë politike dhe zgjedhje të parakohshme duke qenë se numrat garantojnë një qeveri stabile.

“Sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara ne do të kërkojmë nga kryeministri që të shqyrtojmë marrëveshjen si koalicion. Pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati I qeverisë. Por ne sigurisht si VLEN do të kërkojmë të ulemi dhe të bisedojmë edhe një herë për pozitat në qeveri. Ka individë dhe subjekte politike nga opozita të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Nga ana tjetër, Arben Taravari në disa dalje publike ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri, derisa nuk kërkohet largimi i tij nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Continue Reading

TOP Lajme