Connect with us

Lajme

Taravari: Kishim menaxhim të shkëlqyer, asnjë i vdekur nga tragjedia e Koçanit në spital

Published

on

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë emisionit të sotëm në TV Kanal 5, ka folur për gjendjen shëndetësore të pacientëve në tragjedinë e Koçanit. Ai deklaroi se edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë, asnjë pacientë nuk ka vdekur për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
“Bëhet fjalë për 190 pacientë, një pjesë tani më janë lëshuar për mjekim shtëpiak, 15 pacientë po trajtohen në spitalet tona dhe 99 të tjerë jashtë vendet në shtetet mike. Ngadalë po i rikthejmë pacientët dhe shpresoj që këto numra të zvogëlohen në ditët në vijim dhe më e rëndësishmja të mos kemi asnjë të vdekur”, tha Taravari.
Ministri Taravari, foli edhe për vendosjen e komunikimit me vendet e huaja dhe spitalet e tyre. Ai tha se është teje falënderues ndaj të gjithë mjekëve dhe personalit shëndetësor për gatishmërinë për të ndihmuar në tragjedinë e Koçanit.
“Të gjithë pacientët nga Koçani dhe Shtipi i kemi transferuar në Shkup, dhe pastaj kemi vendosur komunikim me vendet e huaja dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar ka qenë e madhe dhe menjëherë kemi nisur me procedurat për transferimin e tyre”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme