Lajme
Taravari: Gostivari humbi dr. Ferid Sadikun, kardiologun e parë dhe një njeri me zemër të madhe
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar për ndarjen nga jeta të dr. Ferid Sadikut, kardiologut të parë në Gostivar dhe Qytetar Nderi i qytetit.
Duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij profesional e njerëzor, Taravari ka theksuar se dr. Sadiku ishte një njeri i jashtëzakonshëm që ndihmoi mijëra qytetarë ndër vite. Ai ka rikujtuar gjithashtu se në vitin 2021, dr. Ferid Sadiku u shpall Qytetar Nderi i Gostivarit, ndërsa sot qyteti i jep lamtumirën e fundit me nderimet që i takojnë një Qytetari Model.
Postimi i plotë i Taravarit:
“Doktor Ferid Sadiku ka ndërruar jetë.
Ai ishte kardiologu i parë në Gostivar, një njeri i jashtëzakonshëm që ndihmoi mijëra vetë.
Në vitin 2021 u shpall Qytetar Nderi i Gostivarit dhe sot ne i japim lamtumirën me nderimet që i bëhen një Qytetari Model.
Lamtumirë i dashur dr. Ferid… sot i bashkohesh babës tim, me të cilin ishit aq të ngushtë në këtë jetë, tash jeni në përjetësi”, ka përfunduar Taravari.
