Connect with us

Lajme

Taravari: Fronti Evropian në dhomën 161 ka pranaur hyrje në Qeveri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “PortalX” u shpreh se koalicioni VLEN e ka kushtëzuar VMRO-DPMNE-në me minimum 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit.

Në ndërkohë, dy ditë para se të zgjidhej kryetari i Kuvendit në krye të Kuvendit, BDI-ja bashkë me partitë tjera nga Fronti Evropian ka pasur negociata me VMRO-në në dhomën 161 në Kuvend.

“Oferta e tyre ka qenë që Fronti Evropian të jetë pjesë e Qeverisë, pa kryetarin e Kuvendit. Vetëm me katër ministri”, u shpreh Taravari duke cekur se në atë dhomë kanë negociuar Blerim Bexheti, Menduh Thaçi dhe Elmi Aziri.

Taravari shtoi se në bëhet krahasimi me vitin 2008, numri i ministrive tani është më i madh dhe po ashtu VLEN ka arritur të merr më shumë drejtori në krahasim me atë periudhë.

Continue Reading

Lajme

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, vizitoi sot spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.

Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre.

Gjatë vizitës, Taravari u takua edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira. Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen,” theksoi Taravari.

Vizita e sotme shënoi një akt të rëndësishëm të përkujdesjes dhe solidaritetit institucional ndaj të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

Continue Reading

Lajme

Mbi 70 për qind e qytetarëve me mendim pozitiv për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit nga ministri Taravari

Published

on

By

Qytetarët kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit me notë pozitive. Institucionet kompetente u treguan efektive në trajtimin e pasojave të tragjedisë në Koçan. Përqindja e qytetarëve në këtë anketë që besojnë se autoritetet shëndetësore iu përgjigjën me sukses numrit të madh të të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, është veçanërisht e lartë.

 

Këto janë pjesë nga rezultatet e anketës së opinionit publik të realizuar nga agjencia Market Vision për MKD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se institucionet kompetente në mënyrë efektive u përballën me pasojat e tragjedisë në Koçan. 35.3 për qind e të anketuarve thonë se përgjigja e institucioneve kompetente ndaj kësaj tragjedie ka qenë joefektive.

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve besojnë se autoritetet shëndetësore kanë trajtuar efektivisht numrin e madh të të lënduarve nga zjarri në Koçan. Përqindja e qytetarëve të pakënaqur me autoritetet shëndetësore është 21.8%.

Anketa u realizua nga 20 mars deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 95%). Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga Bota ku jeton komuniteti Turk në Stamboll

Published

on

By

 

Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

Continue Reading

TOP Lajme