Connect with us

Lajme

Taravari e mba premtimin/ 3 projekte për Tetovën, ja çka përfiton Spitali Klinik, Shtëpia e Shëndetit dhe Qendra Publike

Published

on

Ministri i SHëndetësisë, Arben Taravari që nga marrja e dyturës është zotuar se në Spitalin Klinik të Tetovës do të investojë maksimalisht për të pasur që qendër më të madhe pas Shkupit. Pasi disa ditëve që u lëshuan ashensorët që me vite ka pasur probleme, një tjetër projket sot është nënshkruar për Spitalin Klinik Të Tetovës.
Është nënshkruar një memorandum i përbashkët mirëkuptimi me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS), në konferencën për shtyp të ministrit të shëndetësisë, dr. Arben Taravari dhe përfaqësueses së UNOPS, Mikela Telatin.
Me memorandum, forcohet bashkëpunimi në drejtim të reduktimit të ndotjes së ajrit nga sistemet e vjetra të ngrohjes në institucionet shëndetësore publike, ku parashikohet zëvendësimi i plotë i sistemit të ngrohjes me një sistem ekologjik të gazit natyror.
Projekti përfshin institucionet shëndetësore si: poliklinikat Bit Pazar, Çento, Draçev, Shuto Orizari, Gjorçe Petrov, Spitalin Psikiatrik-Shkup, Spitalin Special për Kujdes Geriatrik dhe Paliativ “13 Nëntori-Shkup”, Spitalin Klinik Tetovë, Shtëpinë Shëndetësore Tetovë dhe Qendrën për Shëndet Publik-Tetovë.

Ndryshe ministri Tarvari ka premtuar se do të ketë edhe shumë projekte në viset shqiptare gjegjësisht në shëndetësi. Siç ka paraljamëruar vet Taravari projekti i parë do të jetë ndërtimi i spitalit të Kërçovës që 20 vite ka qenë vetëm premtim./TS/

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme