Connect with us

Lajme

Taravari: BDI asnjëherë nuk ka propozuar projektligj për çështjen e vetingut

Published

on

Në debatin presidencial në mes Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit, kandidati për president nga opozita shqiptare Arben Taravari ka shprehur qëndrimin që do të vazhdoj të besojë në zgjedhjen e Presidentit në kuvend si një formë e demokracisë konsensuale.

‘Në frymën e Arbën Xhaferit, unë besoj vetëm në demokracisë konsensuale. Andaj, do të kërkoj që zgjedhja e Presidentit të bëhet në Kuvend, me shumicë të dyfishtë, në mënyrë që Presidenti të jetë përfaqësues i unitetit popullor. Natyrisht, do të kujdesëm për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe për barazinë e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare’

Ai replikoi Osmanin në paraqitjen e tij për çështjen e vetingut, duke treguar që BDI vazhdimisht proklamon çështjen e vetingut ndërsa asnjëherë nuk ka bërë hapa konkrete për ta zgjidhur atë.

‘Për 22 vite pushtet BDI asnjëherë nuk kanë dorëzuar projektligj në Kuvend as nuk ka draft në Ministrinë e Drejtësisë edhe pse e kanë proklamuar me vite të tëra çështjen e vetingut.’

Continue Reading