Connect with us

Lajme

Taravari: Asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta

Published

on

 

Asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk do të bëjë takime të fshehta. Ky sqarim vjen nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari, pasi informcionit i cili rezultoi i rrjeshëm se gjoja ai mbrëmë ka qendruar në selinë e VMRO-së.

Taravari në sqarimin e tij përmes rrjeteve sociale, thotë se ajo çka ndodhi mbrëmë është sipas tij, tentim për njellosjen e figurës së tij.

“Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time. Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale’, shruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Taravari më tej në sqarim thotë se media si pushtet i katërt i një shoqërie, duhet të ketë përgjegjësi shumë të lartë.

“Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërtë është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribojmë për shoqërinë ku jetojmë”, mbyll shkrimin e tij Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari: Koalicioni VLEN dështoi për shkak të mungesës së respektit ndaj votuesve

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur hapur mbi arsyet që e çuan subjektin e tij të braktisë koalicionin VLEN dhe të ndërpresë bashkëpunimin në kuadër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për Nacionale, Taravari tha se vendimi nuk ishte as spontan, as emocional, por i ndërtuar mbi një analizë të gjatë të situatës politike dhe sjelljes së partnerëve të deridjeshëm.

“Kur mungon respekti për qytetarin që të ka dhënë votën, çdo projekt politik humbet kuptimin. Ajo që pamë brenda VLEN ishte arrogancë politike, jo partneritet i barabartë,” deklaroi Taravari.

Ai shpjegoi se vendimi për të dalë me lista të veçanta për zgjedhjet këshilltare nuk u mirëprit nga partnerët e koalicionit dhe, përkundrazi, u shoqërua me akuza dhe tensione që, sipas tij, e bënë bashkëpunimin të pamundur.

Megjithëse i vetëdijshëm se largimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e anëtarësisë dhe mbështetësve të koalicionit, Taravari është i bindur se ky është hapi i duhur për të ruajtur integritetin politik dhe për të mos u bërë pjesë e një qeverisjeje që nuk pasqyron vullnetin e plotë të shqiptarëve në vend.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë e vetme në zgjedhjet lokale, me synimin për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të ndërtuar një alternativë të ndershme përfaqësimi,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme