Connect with us

Lajme

Sulejmani: Koalicioni qeverisës është stabil

Published

on

Sulejmani: Koalicioni qeverisës është stabil

Driton Sulejmani zëdhënës i Koalicionit VLEN, në intervistën e fundit në TV Alsat, duke komentuar përplasjet e fundit brenda koalicionit qeverisës tha se është normale që brenda qeverisë të ketë mosmarrëveshje për çështje të caktuara.

“Kjo edhe është vlera e demokracisë për të pasur mendime të ndryshme për çështje të caktuara dhe nuk mendoj se kacafytjet e tilla dhe mendimet e ndryshme brenda koalicionit qeverisës mund të sjellin edhe deri në përkeqësimin e situatës në Qeveri. Ne kemi një koalicion qeverisës mjaftë stabil dhe jemi duke punuar që pas gjithë ndodhive të japim një mesazh që shteti po vendoset në binar të drejtë dhe shumë çështje të pazgjidhura për vite me radhë do të fillojnë të shohin dritë”, u shpreh Sulejmani.

Ai shtoi se shpeshherë edhe brenda familjeve kemi kur ka mosmarrëveshje, por kur punohet për tejkalimin e situatës gjithsesi se do të gjendet rruga.

Continue Reading

Lajme

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Published

on

By

Nga Liridon Ramadani

Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua ky moment tregoi qartë se Çairi është pika ku përplaset kontradikta e brendshme e VLEN-it, por njëkohësisht shihet edhe frika e tyre nga humbja e thellë. Në Çair, ata nuk mund të thirren në emër të “ndryshimit”. Si mund të flasë për ndryshim Izet Mexhiti, i cili për tri mandate ka qenë kryetar komune, e pastaj edhe përmes Visar Ganiut ka vazhduar ta udhëheqë Çairin edhe dy mandate tjera? Për të mbuluar këtë boshllëk, narrativën e ndryshimit po mundohen ta zëvendësojnë me një narrativë të re atë të “lokalizmit”, sikur kinse tash është koha që Shkupi të udhëheqë politikën shqiptare. Por pikërisht këtu nis kontradikta e madhe: kjo qasje automatikisht e minon rolin e Bilallit brenda VLEN-it, sepse gjithë pesha dhe imazhi po i mvishen Izetit, i cili tashmë perceptohet si lideri i tyre. Dhe kjo është pika që e tregon fytyren e vërtet të Vlenit. Pse? Sepse Izet Mexhiti nuk shihet si figurë e ndryshimit, por si pushtetar 20-vjeçar. Me këtë, jo vetëm që ia mveshin VLEN-it barrën e së kaluarës, por edhe ua heqin nga dora figurave të tjera të cilat tash e humbin arsyen për t’u thirrur në ndryshim. Kështu, Bilalli bie në një pozitë periferike politike: edhe nëse fiton, fitorja e tij do të jetë vetëm plotësuese, por jo vendimtare.
Në anën tjetër, bie në sy mungesa dhe injorimi i Arben Fetait. Ky fakt është mesazh i qartë se roli i tij brenda VLEN-it ka marrë fund. Nga promotor dhe truri i vetëshpallur i ndryshimit, ai sot është lënë jashtë loje, i padukshëm dhe i parëndësishëm.
Dhe e gjitha kjo së shpejti do të sjellë përplasje të brendshme në kampin e VLEN-it. Përplasjet që do t’i nxjerrin në sipërfaqe kontraditat e tyre dhe që do t’i çojnë drejt një humbjeje më të thellë se sa e kanë pritur.

Continue Reading

Lajme

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në ikje të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për keqmenaxhim dhe politika destruktive informon Tetovasot.

“Para më shumë se një viti e gjysmë, në mënyrë klandestine, Komuna e Tetovës hoqi kalldrëmet nga rrugët 185 dhe 186 për t’i përdorur në projektin e Rrugës së Butiqeve. Si pasojë e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, banorët e këtyre dy rrugëve jetojnë sot një ‘golgotë’ të vërtetë: rrugët janë të pakalueshme, makinat po dëmtohen, rastet emergjente mjekësore përballen me pengesa serioze dhe fëmijët kanë vështirësi për të shkuar në shkollë”, thuhet në reagimin e AKI-së.

Sipas AKI-së, ironia qëndron tek fakti se edhe vetë projekti i Rrugës së Butiqeve, me emrin “Ringjallja e zejeve për zhvillim të përbashkët turistik”, nuk është ide apo meritë e kryetarit në ikje. Ky projekt është fituar si grant nga Bashkimi Evropian në kohën kur Komuna udhëhiqej nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Kjo është dëshmia më e mirë e një pushteti që punon pa plan dhe në mënyrë të çorganizuar, duke dëmtuar qytetarët për interesa politike. Por eksperimenteve të tilla po u vjen fundi. Më 19 tetor qytetarët e Tetovës do t’i thonë mjaft mashtrimeve dhe do të zgjedhin opsionin që sjell zhvillim me plan, përkushtim dhe dinjitet për çdo lagje dhe çdo qytetar,” thuhet në deklaratën e AKI-së.TS

Continue Reading

Lajme

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Published

on

By

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal për keqpërdorim sistematik të buxhetit komunal dhe për trajtimin e Çairit si bankomat partiak, e jo si komunë e qytetarëve.

Sipas Osmanit, nga buxheti i përgjithshëm i Çairit prej rreth 20 milionë euro, vetëm 8 milionë euro realisht janë të disponueshme për projektet komunale, ndërsa pjesa tjetër janë mjete për çerdhe dhe shkolla që automatikisht ridestinohen.

“Edhe nga ato 8 milionë euro, çdo muaj shpenzohen 350 mijë euro për 720 kontrata fiktive. Këta janë njerëz që rrinë në shtëpi, dalin në tubime partiake dhe shkruajnë në rrjete sociale kundër kundërshtarëve. Me paratë e qytetarëve!”, paralajmëroi Osmani.

Kjo do të thotë se mbi 4 milionë euro në vit vidhen përmes punësimeve klienteliste, ndërkohë që Çairi po fundoset në vrima, papastërti dhe kolaps infrastrukturor. Një nga shembujt më ilustrues: një vrimë në rrugë e mbuluar me një shtresë asfalti, për të cilën komuna ka nënshkruar tender prej 720.000 denarë, krahasuar me 5.000 deri 6.000 denarë në Qendër për të njëjtën ndërhyrje.

“Çairin e kanë trajtuar tmerrësisht, po ia marrin edhe denarin e fundit qytetarëve. Kjo duhet të marrë fund. Nuk bëhet fjalë për ndërrim të politikanëve, por për ndryshim të gjithë kulturës së qeverisjes. Për ndershmëri. Për disiplinë. Për përkushtim ndaj njerëzve,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se kjo betejë nuk është vetëm për një funksion, por për kthimin e interesit publik në qendër të punës komunale.

“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë rrugë të shëndosha, pastërti dhe shërbim, jo propagandë, gënjeshtra dhe parazitë partiakë,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme