Connect with us

Lajme

Spiropali takohet me Mickoskin: Faktori shqiptar në Maqedoni komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Published

on

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.Një vëmendje të veçantë ministrja i ka kushtuar rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se ata janë një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, si dhe një urë ndërlidhëse mes dy vendeve.’Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur.Partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë.Ritheksova se faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese./Shqiptarja.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *