Connect with us

Lajme

Sot në Tetovë mblidhet kryesia e re e Aleancës për Shqiptarët

Published

on

Aleanca për Shqiptarët sot në Tetovë do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re partiake.

“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nesër (20.12.2024) në orën 18:00, në selinë Qëndrore në Tetovë mbledh Kryesinë e re të partisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptrët, duke shpalosur agjendën e takimit.

Do të ketë prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponent të lartë, marrje e inserteve para fillimit të mbledhjes, si dhe deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të mbledhjes.

Në mbledhjen e mbajtur me 19 dhjetor, Kuvendi i ASH-së me vota shumicë zgjodhi për sekretar gjeneral të ASH-së të jetë Blerant Ramadani, kryetar i Kuvendit, Arben Fetai, sekretar Organizativ Gadaf Uzairi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini. Derisa Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët e ASh-së edhe atë Buajre Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba.

Continue Reading

Lajme

Anketa e fundit: VLEN, forca e dyte politike ne vend, bindshem para Frontit dhe LSDM

Published

on

By

5.5% do ta votonin koalicionin VLEN, 5% BDI-në, nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet.

Kalimi i VLEN-it kundrejtë BDI-së del nga sondazhi i fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizhn”, me porosi të mkd.mk.

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin, në rast se mbahen nesër zgjedhje, 21.5% të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% thonë se do ta votonin koalicionin VLEN, 5% për BDI-në, 4% për LSDM-në, 3,9% për Levicën, 2,9% për ZNAM…

Në pyetjen se te cili lider politik kanë më shumë besim, 27,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur për Hristijan Mickoskin. Pas tij te pala maqedonase vijnë Maksim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6% dhe Dimitar Apasiev me 2,26%.

Te shqiptarët liderët e VLEN-it kanë më shumë besueshmëri se lideri i BDI-së.

5.3 për qind besim është Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Pastaj te shqiptarët vijnë Arben Taravari (2,9%), Izet Mexhiti (1,8%), Bilall Kasami (0,7%), Ziadin Sela (0,5%) dhe Afrim Gashi (0.2%).

Nëse kjo përqindje grumbullohet, te shqiptarët del se liderët e koalicionit VLEN dhe ata të Frontit Evropian janë të barabartë në besueshmëri, megjithëse koalicioni shqiptarë në Qeveri do votohej dukshëm më shumë nëse nesër do të kishim zgjedhje.

Sondazhi është realizuar në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar.

Ndryshe, ky sondazh nxjerr edhe një herë në pak atë që kishin paralajmëruar liderët e koalicionit VLEN, se karriera politike e Ali Ahmetit merr tatapjetën. Së fundmi mbi këtë çështje foli Arben Taravari, i cili tha se lideri i BDI-së do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej.

“Se ky është fundi i karrierës politike të zotit Ahmeti, për këtë jam i sigurt. Zgjedhjet lokale do të jenë vula. Kurdo që të mbahen, atëherë do të jetë edhe dorëheqja e Ahmetit, nëse nuk ndodh kjo më herët”, tha Taravari ditë më parë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ilire Dauti e Musa Xhaferi, janë vetëm zhurmues

Published

on

By

Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në podcastin KohaCast, duke folur rreth reagimit të deputetëve të Frontit Evropian, ka thënë se ata tentojnë të fitojnë simpati duke u marrë me tema jo konkrete.

“Ilirja dhe Musa Xhaferi, mund të fitojnë ndonjë simpati prej dikujt vetëm duke u marrë me këto tema. BDI po krijon atmosferë që nëse shkoni Prishtinë e Tiranë, është krijuar përshtypja se shqiptarët këtu janë duke i mbytë dhe burgosë. Por që është e kundërta gjatë kohës së BDI-së, bëheshin rastet e montuara, vriteshin njerëzit, nuk dihej kush i ka vra, tani do i kuptojmë, burgoseshin njerëz të pafajshëm, ish-ushtar të UÇK-së”, deklaroi Taravari.

Ai tha se një vit kemi qenë pjesë e koalicionit e kemi pasur një ministër të Drejtësisë, ku më shumë interesohej për Mijallkovin sesa për shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Feta Alimi: Artan, kthehu siç u ktheva unë edhe pse më orkestrove aktakuzën me dhjetë vjetë dënim

Published

on

By

Feta Alimi, ish i dënuari i 27 prillit të vitit 2017-të për ndodhitë në Kuvend, ka kujtuar, siç ai thotë, orkestrimin e arrestimit të tij nga Artan Grubi derisa ka qenë jashtë shtetit.

“Ishte fund nëntori, Policia e Artan Grubit bastisi shtëpinë time, derisa unë ndodhesha në Zvicër për shkak të lindjes së nipit tim, Trimit. Pas bastisjes, ata më lanë në shtëpi aktakuzën ku shkruhej se dënimi minimal ishte 10 vjet burg. U konsultova shumë miq, familjarë dhe dashamirës për të marrë mendim nëse duhej të kthehesha në Maqedoni apo jo. Mendimi i të gjithëve ishte që të MOS kthehesha. Më kontaktuan edhe miq nga shumë vende evropiane dhe Suedi një avokate më garantoi se do të fitoja dokumentet, pasi ishte montim i pastër politik”, kujton Alimi.

Pas gjithë kësaj, shkruan Alimi në statusin e tij në rrjetet sociale, vendosa të kthehem dhe të përballem me “drejtësinë”, duke qenë i vetëdijshëm se ishte një hajkë nga BDI.

“Më 10 dhjetor 2017, nga Zvicra udhëtova në Prishtinë dhe prej Kosove hyra në Maqedoni në këmbë, ilegalisht, me të vetmin qëllim që të mos ua jepja kënaqësinë atyre të thonë se kapëm Feta Alimin. Direkt në gjykatë shkova dhe u paraqita vetë. Ishin të befasuar, sepse u prisha planin BDI-së për të më ngarkuar mua dhe ata të dilnin të pastër. Duhet cekur se është subjektive, por duhet të kesh zemër për t’u kthyer dhe të jesh shumë i fortë moralisht”, sqaron në shkrimin e tij Alimi.

Nuk kisha as pushtet politik, thotë Alimi, as partiak, as material, “por kisha drejtësinë e Zotit, sepse isha i pafajshëm, dhe kjo më jepte fuqi”.

Më pas e dini si kanë rrjedhur gjërat, shton ai.

“Ata kishin shumë pushtet ekzekutiv dhe politik, si dhe shumë të fuqisjëm materialisht, por janë frikacakë, sepse nuk kanë zemër dhe janë me faj”.

Në fund të shkrimit të tij, Alimi ka një porosi për ish zv.kryeministrin Grubi: “Artan, mos ik si “trim”, kthehu bir dhe përballu me drejtësinë”.

Continue Reading

TOP Lajme