Connect with us

Politika

Snopçe për Nistori: VLEN ka kushte të qarta për Qeveri, Fronti Evropian pa asnjë kusht dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë

Published

on

Në intervistë për portalin e mirënjohur Nistori, kandidati për deputet dhe deputeti aktual nga radhët e VLEN, Halil Snopçe ka theksuar që VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë së re, me marrëveshje me kushte të qarta, duke vazhduar rrugën evropiane, deri sa ka theksuar që oponentët nga Fronti Evropian janë të gatshëm që pakushte të formojnë Qeverinë me VMRO-në.

“24 prilli ishte njëfarë sondazhi për disponimin e qytetarëve në RMV. Fronti Europian fitoi pak më tepër vota se kandidati i VLEN-it, por një gjë është e padiskutueshme – qeverinë e ardhshme e formon VMRO-DPMNE-ja. Të gjithë shqiptarët të bashkohen edhe Fronti dhe VLENi, me LSDM nuk bëjnë qeveri. E tani bëhet pyetja nëse në qeveri me VMRO do të jetë Fronti Europian apo VLEN-i. Kishim një deklaratë nga Mickoski, i cili tha BDI-së mos na çoni emisarë sepse në qeverinë e ardhshme nuk ka vend për BDI. Ky është mesazh që BDI-së nuk intereson, sulmet e VMRO-së janë për qëllime të brendshme. Ata pajtohen që pa kushte pajtohen të jenë pjesë e qeverisë, qoftë edhe me VMRO-në. VLEN nuk ka pasur bashkëpunim me VMRO-në, për ne edhe LSDM edhe VMRO është e njëjtë. Ne do të hyjmë në qeveri me çdo parti që pranon kushtet themelore, që është vazhdimësia e rrugës europiane. Ne si Aleancë kur kemi hyrë në Qeveri kemi hyrë t’u japim shtytje ndryshimeve kushtetuese, si kusht për nisjen e negociatave, kjo nuk u bë. Edhe në qeverinë e ardhshme, kemi thënë se ne nuk hyjmë pa mos pasur marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, pa votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk nisin negociatat. Kjo kërkon kohë dhe ne do të japim afat kohor, por nëse nuk plotësohet në afatin kohor ne dijmë të dalim nga qeveria siç kemi ditur në të kaluarën. Në momentin kur u prishën parimet ne dijmë të dalim nga qeveria. “ – marrë nga intervista e Halil Snopçe për portalin Nistori.

Continue Reading

Lajme

ASH: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit.

Në vend që të mësojë nga paralajmërimet e qarta të Raportit të Parlamentit Europian, Shkupi zyrtar ka lejuar që kjo agjendë të marrë hov. Nënshkrimi i memorandumit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Republikës Srpska, i cili përfaqëson një entitet që sfidon hapur sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës, është një shembull i qartë se si institucionet tona po futen në rrjete që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Po ashtu, kontratat strategjike të MEPSO-s me kompani serbe për projekte kyçe të rrjetit energjetik ngrejnë dyshime serioze mbi varësinë energjetike dhe komprometimin e sigurisë sonë kombëtare.

Kjo strategji shtrihet edhe më tej: përmes rrjetit hotelier, sistemit bankar, telekomunikimeve dhe televizioneve serbe, ndërhyrja bëhet e gjithanshme dhe e qëndrueshme, duke krijuar varësi strukturore që shkojnë përtej marrëdhënieve normale ekonomike. Ndërkohë, përfshirja e zyrtarëve serbë në aktivitete politike dhe kulturore në vend, si rasti i fundit me pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Shkup me ftesë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, tregon qartë se ky projekt nuk është më i fshehur: është i hapur, i drejtpërdrejtë dhe antievropian.

Alarmante është edhe paraqitja e grupeve paramilitare me bereta të kuqe në qytete të Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë sinjal të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Serbia po shfaqet qartë si shtet-proksi i Rusisë në rajon, duke përdorur instrumente të buta dhe të forta për të ndikuar mbi vendimmarrjen tonë strategjike.

E gjithë kjo ndodh nën një qeveri që jo vetëm nuk e mbron vendin nga ky ndikim, por shpeshherë e legjitimon dhe e përforcon atë. VMRO-DPMNE, me partnerët e saj të koalicionit VLEN dhe ZNAM, në vend që të mbrojnë interesin kombëtar, paraqiten si protagonistë të këtyre zhvillimeve, duke i hapur derën një agjende të rrezikshme për stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët thekson se orientimi europian dhe euroatlantik i vendit është i panegociueshëm. Sovraniteti nuk ka çmim dhe nuk mund të shitet në tavolinë për interesa të ngushta politike apo për marrëdhënie të dyshimta me qendra të jashtme. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë larg agjendave të “Botës Serbe” dhe “Botës Ruse”, sepse vetëm kështu mund të sigurohet stabiliteti dhe e ardhmja e gjeneratave të ardhshme.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Uzairi: Mickoski kërkon “shqiptarë sipas qejfit”, por kjo nuk ndodh

Published

on

By

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në nga skena politike”, e bërë gjatë një tubimi në Jugunovcë dhe më pas në një debat televiziv, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike shqiptare.

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke e cilësuar këtë qasje si përpjekje për të kontrolluar politikisht shqiptarët dhe duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Reagimi i plotë i Uzairit:

“Mickoski si duket e do skenën politike sipas qejfit të vet, veçanërisht tek shqiptarët. Ai kërkon “shqiptarë të mirë” sipas standardeve të tij.
Gabim! Kjo nuk ndodh, kurrë s’ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë. Shqiptarët nuk i nënshtrohen lojërave të askujt,veçanërisht kur dikush mundohet t’i nënshtrojë.
Këto janë politika të së kaluarës dhe të dështuara.
Ne qëndrojmë me dinjitet dhe krenari përballë këtij nënshtrimi politik që mundohet të instaloj te shqiptarët!

Me dinjitet dhe krenari 🇦🇱🇦🇱”, ka përfunduar Uzairi./SmartNews/

Continue Reading

Lajme

AKI formon shtabin zgjedhor të Zhelinës – Bashkë për ndryshim dhe fitore!

Published

on

By

Emir Sulejmani shpalli formimin e strukturës së Shtabit Zgjedhor në Zhelinë. Me një ekip të përkushtuar, duke kombinuar energjinë e rinisë dhe përvojën e brezave, ai ndërton një shtab që do të udhëheqë fushatën për fitoren e qytetarëve.

Ky nuk është vetëm një shtab, por një familje e madhe që bashkon çdo fshat, çdo lagje dhe çdo zemër që beson në ndryshim. Bashkë do të organizohemi, bashkë do të punojmë dhe bashkë do të fitojmë!

#KohaJonëPoVjen
#ZhelinaNdryshon

Continue Reading

TOP Lajme