Lajme
Snopçe nga Vrapçishti: Sa më shumë voton mërgata aq më e dobët vota e VMRO-DPMNE-së
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në fjalimin e tij nga tubimi përmbyllës në Vrapçisht ka theksuar se këto zgjedhjet e përsëritura duhej të mbaheshin ligjërisht me 28 dhjetor por ata e shtynë se kishin frigë nga mërgata dhe vota shqiptare.
Snopçe më teja apeloi mërgimtarët të qëndrojnë dhe të votojnë pasi sipas tij sa më e shumë voton mërgata aq më e fortë është vota shqiptare aq më pak ndikim vota e VMRO-së, shkruan Top24
