Connect with us

Lajme

Snopçe: Mospasja e censusit në Gostivar e Vrapçisht nuk është fitore, humbin shqiptarët

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas rezultateve të publikuara në Gostivar, ku mungojnë 22 vota për arritjen e censusit, përcjell SmartNews

Snopçe shprehet i zhgënjyer me atmosferën politike dhe reagimet publike që kanë pasuar këtë situatë.

Snopçe thekson se në këto dy komuna, VLEN-i ka pësuar një debakël të vërtetë: në Gostivar me diferencë prej 13,000 votash dhe raport 4:1, ndërsa në Vrapçisht me diferencë prej 5,500 votash dhe raport mbi 10:1.

Snopçe më tej thekson se kombëtarizmi i vërtetë është të shprehësh brengën për këtë fenomen shqetësues dhe jo ndjenjën e gëzimit, as publikisht, qoftë me status, qoftë me pëlqim të statusit të dikujt tjetër

Postimi i plotë:

“Paradoksi më i madh pas verifikimit të rezultateve është shprehja publike e kënaqësisë nga disa persona, përfshirë edhe funksionarë, për mospasjen e cenzusit në Gostivar dhe Vrapçisht.

Në këto dy komuna, VLENi ka pësuar një debakël të vërtetë:në Gostivar me diferencë prej 13,000 votash dhe raport 4:1, ndërsa në Vrapçisht me diferencë prej 5,500 votash dhe raport mbi 10:1.

Së bashku, në këto dy komuna, VLENi ka fituar vetëm tre këshilltarë, ndërsa AKI 26 këshilltarë.

Paradoksalisht, disa persona që unë sinqerisht i kam konsideruar si kombëtarë të mëdhenj (pavarësisht taborit politik) po shprehin pëlqim në statuset ku qartë shfaqet kënaqësia për mospasjen e cenzusit.

Jam i bindur se kjo i shkon për shtati vetëm qarqeve antishqiptare, dhe e gjithë kjo është produkt i manipulimeve të tilla.

Qoftë edhe pa vetëdije, nuk guxojmë të bimë në gracka të tilla. Në garë politike, dikush fiton dhe dikush humb, por me mospasjen e cenzusit në këto dy komuna, humbin shqiptarët.

Kombëtarizmi i vërtetë është të shprehësh brengën për këtë fenomen shqetësues dhe jo ndjenjën e gëzimit, as publikisht, qoftë me status, qoftë me pëlqim të statusit të dikujt tjetër”, ka përfunduar Snopçe./SmartNews.mk/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *