Lajme
Snopçe Mickoskit: Gostivarasit po e bëjnë analogjinë mes Rahman Morinës, si “povereniku” i Millosheviçit në Kosovë, dhe këtij “poverenikut” të Mickoskit në Gostivar
Halil Snopçe ka parashruar pyetje në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend, për çështjen e të deleguarit të ushtruesit të detyrës në komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit, njofton Top24
“Kryeministrit Mickoski i parashtrova pyetjen se në bazë të cilit ligj ka caktuar “poverenik” në Gostivar.
Ai m’u përgjigj më shumë si autokrat sesa si demokrat.
I thashë që të mos sillej si autokrat, sepse nuk i ka hije. I theksova se duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të jetë shembull i barazisë, e jo shembull i pabarazisë.
I shtova se qytetarët e Gostivarit po e bëjnë analogjinë mes Rahman Morinës, si “povereniku” i Millosheviçit në Kosovë, dhe këtij “poverenikut” të Mickoskit në Gostivar. Dhe se kjo gjë nuk i bën nder”, shkruan Snopçe.
