Lajme
Snopçe: Aleanca nuk është penduar që doli nga qeveria
Halil Snopçe ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk është penduar për vendimin e saj për t’u larguar nga qeveria.
“Ne kemi qenë parimorë dhe të përpiktë. Nuk jemi bërë pishman. VLEN-i nuk ka dëshmuar pavarësi, por ka shërbyer si shërbëtore e VMRO-së,” deklaroi ai.
Snopçe shtoi se Aleanca nuk është pajtuar me mënyrën e qeverisjes dhe me mosrealizimin e marrëveshjes për rrugëtimin europian, përfaqësimin e drejtë dhe barazinë.
