Connect with us

Lajme

Si do të pozicionohet Maqedonia e Veriut në raport me Palestinën?

Published

on

Çështja e njohjes së Palestinës është bërë përsëri aktuale përpara Debatit të Përgjithshëm në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas njoftimeve se Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia do ta njohin Palestinën si shtet sovran, në Maqedoni po rritet presioni për të folur për këtë çështje. Për momentin, institucionet heshtin për këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

Letër presidentes Siljanovska

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën”, i dërgoi letër presidentes së Maqedonisë, pak para fillimit të Debatit të Përgjithshëm në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së, e cila fillon nesër, më 23.9.2025. Në letër, i kujtojnë presidentes se në Kombet e Bashkuara, zëri i Maqedonisë si shtet anëtar duhet të përfaqësojë zërin e qytetarëve, dhe jo interesat ekonomike dhe politike të individëve

Në të njëjtën kohë, iniciativa kërkon:

Maqedonia të dënojë publikisht dhe menjëherë gjenocidin kundër popullit palestinez dhe të njohë Palestinën;

Të bëjë thirrje urgjente për armëpushim dhe hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza që nuk shpërndahet nga Izraeli;

Të fillojë të votojë PËR solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB;

Të vendosë sanksione ndaj Izraelit, të ndërpresë njohjen e Izraelit, të ndërpresë menjëherë tregtinë me Izraelin dhe të ndalojë çdo bashkëpunim kulturor, arsimor dhe sportiv me Izraelin;

Të kthejë politikën e jashtme në duart e popullit me një frymë solidariteti, jo me një frymë përfitimi personal.

Këtë vit, tema e Debatit të Përgjithshëm është “Më mirë së bashku: Më shumë se 80 vjet paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”. Në një mesazh, presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se “ky 80-vjetor është një thirrje zgjimi, për të riafirmuar angazhimin tonë ndaj Kartës së OKB-së dhe rendit të saj ndërkombëtar të bazuar në të drejta dhe rregulla”.

“Varet nga ne nëse OKB-ja do të përballet me sfidat dhe do të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme paqeje, drejtësie dhe progresi në një planet të shëndetshëm”, thotë Siljanovska.

Jo vetëm fjalë, por edhe vepra

Nisma thotë se fjalët janë boshe nëse nuk pasohen nga hapa konkretë, por edhe të rrezikshme nëse veprohet sipas tyre në një mënyrë që është plotësisht në kundërshtim me kuptimin e tyre. Prandaj, ata kërkojnë që Maqedonia të dënojë publikisht dhe menjëherë gjenocidin kundër popullit palestinez dhe të njohë Palestinën, të kërkojë urgjentisht armëpushim dhe hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza që nuk shpërndahet nga Izraeli, të vendosë sanksione ndaj Izraelit dhe “ta kthejë politikën e jashtme në duart e popullit në frymën e solidaritetit, jo në frymën e përfitimit personal”.

Si kujtesë, në qershor, Maqedonia ka abstenuar vazhdimisht armëpushimin në Gaza.Në prill 2025, RMV votoi kundër, në shkurt 2025, RMV abstenoi,në shtator të viti 2024 abstenoi, ndërsa edhe në tetor 2023 votoi e përmbajtur.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, shpjegoi në atë kohë se rezoluta përmbante elementë që ishin në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase. “Problemi kryesor me rezolutën është përkufizimi jo mjaftueshëm i qartë i Hamasit”, tha Mucunski. Ky shpjegim kishte elementë të ngjashmërisë me atë që u tha nga ambasadorët izraelitë dhe amerikanë në organizatën botërore në prag të votimit për rezolutën në OKB.

Para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, disa vende perëndimore njoftuan vendimin për të njohur Palestinën si shtet. Gjermania nuk është midis tyre, por presioni mbi qeverinë gjermane po rritet.

Pothuajse 150 nga 193 anëtarët e OKB-së e kanë njohur tashmë Palestinën, bashkë me Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, fuqitë kryesore të G7-ës, grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara industriale perëndimore. Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë kategorikisht njohjen, ashtu si edhe Izraeli.

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja njohën dje shtetin palestinez në një ndryshim historik diplomatik vetëm disa ditë përpara javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky veprim vjen në një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë izraelite mes krizës humanitare që po zhvillohet në Gaza.

Më shumë se 140 vende kanë ndërmarrë tashmë hapin për të njohur një shtet palestinez, por vendimet e Francës dhe Britanisë janë të rëndësishme pasi të dyja janë anëtare të Grupit të Shtatë dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit. Bombardimet izraelite gjatë 23 muajve të fundit ndërkohë i kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë në Gazë, e kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur rreth 90 përqind të popullsisë dhe kanë shkaktuar krizë humanitare katastrofike. Ekspertët thonë se Qyteti i Gazës – qyteti më i madh në vend – po përjeton zi buke.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri dhe bartësi i listës sonte kanë takuar banorët e fshatit Dobrosht ku kanë bashkëbiseduar për nevojat dhe hallet e tyre nga ku edhe morën bekimin për fitoren e madhe të 19 Tetorit, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Published

on

By

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), në një takim madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky aktivitet shënoi një nga momentet më të rëndësishme të fushatës elektorale, duke vënë në qendër rolin vendimtar të grave në jetën politike dhe shoqërore të qytetit.

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të dytë nga AKI, dr. Valbon Limani, theksoi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave në pozita drejtuese.

> “Një nga vendimet më të rëndësishme gjatë mandatit tim ka qenë emërimi i një gruaje në krye të një ndërmarrjeje publike – për herë të parë në historinë e Gostivarit – dhe ajo po e menaxhon me sukses të plotë. Në mandatin e ardhshëm, do të angazhohem që edhe më shumë gra të jenë pjesë e strukturave drejtuese,” – u shpreh Limani, duke nënvizuar vendosmërinë e AKI-së për të arritur një fitore bindëse më 19 tetor me përkrahjen e fortë të grave.

Ai gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve, duke i cilësuar këto zgjedhje si një moment historik për qytetin dhe për të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Valdet Xhaferi, bartës i listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit nga AKI, u bëri thirrje qytetarëve për përkrahje masive ndaj kandidaturës së Valbon Limanit.

> “Vota për Valbonin është votë për barazi, ndershmëri, mirëqenie dhe përparim shoqëror. 19 tetori nuk është vetëm një datë zgjedhjesh – është një thirrje për bashkim dhe emancipim,” – theksoi Xhaferi.

Në takim mori pjesë edhe znj. Arta Bilalli Zendeli, Sekretare për Mundësi të Barabarta pranë BDI-së, e cila nënvizoi nevojën që kërkesat dhe prioritetet e grave të pasqyrohen në politikat lokale.

> “Pushteti lokal prek çdo aspekt të jetës së grave – nga arsimi, shëndetësia, çerdhet, deri te shërbimet publike. Ju ftoj të bëheni arkitektet e një Gostivari të ri, duke dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e çdo nëne, gruaje dhe motre,” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, Elfete Ismaili, Kryetare e Asamblesë së Gruas pranë ASH-së, vlerësoi lart mobilizimin e grave si një faktor vendimtar për fitoren e AKI-së në Gostivar, ndërsa sipas saj, në këtë qytet fitorja do të jetë me rezultat 3:1.

> “Energjia që po sjellin gratë në këtë fushatë është e jashtëzakonshme. Jemi të përkushtuara, të organizuara dhe të gatshme për të trokitur në çdo derë për të çuar përpara këtë frymë bashkimi dhe fitoreje,” – deklaroi Ismaili.

Kryetari i ASH-së dhe njëherësh një nga liderët kryesorë të koalicionit AKI, z. Arben Taravari, e cilësoi këtë garë elektorale si një plebishit për të ardhmen politike të shqiptarëve dhe për drejtësinë sociale.

> “Votat nuk duhet të shpërdorohen për dy kandidatë të dalë nga strukturat e VMRO-së në Gostivar. Ato duhet të orientohen aty ku janë vlerat e mirëfillta dhe përfaqësimi real i shqiptarëve – te Aleanca Kombëtare për Integrim, për Valbonin dhe Valdetin,” – tha Taravari.

Takimi u organizua nga forumet e grave të partive përbërëse të koalicionit AKI në Gostivar. Vlen të theksohet se nga 23 kandidatët për këshilltarë në Këshillin Komunal, gjysma janë gra – një dëshmi e qartë e përkushtimit të AKI-së për barazi gjinore dhe përfshirje aktive të grave në proceset vendimmarrëse.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Published

on

By

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani në fshatin Gradec.

Në fjalimin e tij, Shabani theksoi se bashkimi për një qëllim të përbashkët është çelësi i suksesit: “Bashkimi ynë për një qëllim – për fitoren dhe për zhvillimin e komunës sonë. Bashkë do të sjellim rezultate konkrete!”

Ai theksoi se fitorja do të nisë pikërisht nga Gradeci, duke shfaqur optimizëm dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë komunën e Vrapçishtit.

Continue Reading

TOP Lajme