Connect with us

Lajme

Shqipja drejt zbatimit të plotë në Gazi Babë: Këshilltarja e AKI-së Makfire Iseni parashton kërkesat zyrtare

Published

on

Këshilltarja e AKI-së në Këshillin Komunal të Gazi Babës, njëherësh përfaqësuese nga radhët e ASH-së, Makfire Iseni, ka dorëzuar më 12 nëntor 2025 kërkesën zyrtare për zbatimin e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Komunën e Gazi Babës.

Kërkesa bazohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në të dhënat e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, sipas të cilave shqiptarët përbëjnë mbi 20% të banorëve të komunës, duke e bërë shqipen gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes.

Më 4 dhjetor 2025, këshilltarja Iseni ka dorëzuar edhe kërkesën e dytë, që lidhet me sigurimin e mjeteve buxhetore për vitin 2026, me synim garantimin e zbatimit të plotë të gjuhës shqipe në të gjitha shërbimet dhe dokumentet komunale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *