Connect with us

Lajme

Shpikja mahnitëse e tetovarit! Ndezë makinën me fytyrë (VIDEO)

Published

on

Studiuesi tetovar Adem Ameti ka vazhduar me shpikjet dhe zbulimez e tij mahnitësë.

Ai sot ka prezantuar projektin e radhës, aktivizimin e veturës me Face ID, dule shprehuar që në të ardhmen të krijoj një veturë plotësisht autonome, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Më poshtë ai tregon se ai funskionon ky sistem.

🔹 Si funksionon?

Me këtë sistem, automjeti mund të ndizet vetëm nga personi i autorizuar përmes njohjes së fytyrës, duke ofruar një nivel të lartë sigurie dhe komoditeti.

🔹 Ku mund të aplikohet kjo teknologji?

✅ Në transportin e përditshëm
✅ Në logjistikë dhe dërgesa
✅ Në shërbimet emergjente – Ambulancat dhe zjarrfikëset autonome mund të arrijnë më shpejt në vendngjarje dhe të identifikojnë më lehtë pacientët.
✅ Në mbikëqyrjen dhe patrullimin e qyteteve – Automjetet inteligjente mund të përdoren për sigurinë publike.
✅ Në fushën e sigurisë dhe ushtrisë – Këtu qëndron revolucioni më i madh!

🔹 Përdorimi në ushtri 🚀

Teknologjia që kemi zhvilluar mund të përdoret në misione ushtarake dhe operacione të sigurisë në disa mënyra:

🔥 Dronët e luftës – Të pajisur me kamera dhe inteligjencë artificiale, dronët autonomë mund të identifikojnë objektiva specifikë në zona të caktuara, duke neutralizuar kërcënimet pa rrezikuar jetën e ushtarëve.

🔥 Automjete të blinduara autonome – Këto mjete mund të dërgohen në zona të rrezikshme për operacione pa pilot, si zbulimi i eksplozivëve apo furnizimi i trupave në vijën e parë.

🔥 Sisteme të inteligjencës artificiale për identifikim – Kamera dhe sensorët e avancuar mund të analizojnë fytyrat e individëve në kohë reale dhe të identifikojnë persona të kërkuar – një teknologji që tashmë e kemi aplikuar në veturën tonë!

Shiko videon:

https://www.facebook.com/share/v/15yAx7JBJs/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga Bota ku jeton komuniteti Turk në Stamboll

Published

on

By

 

Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Uzairi me porosi: Ne nuk bëjmë eksperiement me shqiptarët, as nuk shitemi as nuk blehemi

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-Taravari, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dërguar porosi ish partnerëve të koalicionit VLEN, duke shënuar se “Ne nuk u përkulëm, nuk u shitëm, nuk bëmë pazare dhe as eksperimente me shqiptarët”, shkruan Top24

Tradhtarë nuk janë ata që luftojnë për popullin, por ata që e përdorin popullin për të mbrojtur vetveten!Ata që sot shpifin, janë të njëjtit që dje thurnin vargje për Arben Taravarin.
Janë të njëjtit që sot e kanë hallin e pushtetit dhe karriges, jo të interesit të shqiptarëve.
Ne nuk u përkulëm, nuk u shitëm, nuk bëmë pazare dhe as eksperimente me shqiptarët.
Mos e lodhni veten me shpifje dhe propagandë.

Koha e mashtrimeve ka mbaruar!!

Continue Reading

Lajme

Taravari takon dhe falënderon homologun turk: Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira

Published

on

By

 

Në kuadër të Samitit të “Balkan Health Business Forum” në Edirne, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu.

Në fokus të bisedimeve ishte tragjedia e ndodhur në qytetin e Koçanit, ku Turqia ofroi ndihmë të menjëhershme dhe mbështetje të madhe për të lënduarit. Me këtë rast, ministri Taravari shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën e ofruar.

“Një falënderim të veçantë, në emrin tim dhe në emër të gjithë vendit, i shpreha ministrit turk të shëndetësisë prof. dr. Kemal Memişoğlu për ndihmën e madhe që na kanë dhënë, sidomos në tragjedinë e Koçanit. Miqtë e vërtetë shihen në ditë të vështira!”, tha Taravari.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan gjithashtu për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Continue Reading

TOP Lajme