Lajme
Ramadani: BDI vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent
Sekretari i përgjithshëm i ASH- Taravari, Blerand Ramadani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar BDI-në se nuk di të sillet në opozite dhe vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent, shkruan Top24
BDI vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent. Një herë kërcënon me bojkot, pastaj me krizë, ndërsa e vetmja krizë e vërtetë është ajo e identitetit të tyre politik. Me sa duket, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, të qenurit opozitë u duket si një ankth nga i cili ende nuk po zgjohen.
