Connect with us

Lajme

Shabani: Deputetët e VMRO-DPMNE në një periudhë shumë të shkurtër do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Published

on

 

Vendosëm të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare pasi kështu japim mundësi për t’u krijuar numrat e nevojshëm për kalimin e ndryshimeve kushtetuese. Kështu e arsyeton vendimin e kyçjes së ASH-në në Qeveri, Isen Shabani – Sekretar Organizativ i këtij subjekti dhe kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Ai në emisionin “Politica” në Tv Globi tha se vendimi është ndikuar që të bëhen pjesë e ekzekutivit edhe për të marrë përgjegjësi që vendi të ecë më shpejtë në rrugën evropiane.

“Ne mund ta mbështesnim qeverinë e pakicës, por nuk deshëm që të na akuzonin se si opozitë bashkëpunojmë me atë qeveri. Prandaj, vendosëm që të marrim përgjegjësi dhe tani kur kemi marrë përgjegjësi që duhet ta ndihmojmë këtë proces të ndryshimeve kushtetuese në afat prej dhjetë muajsh. Ne kështu japim shans që të bëhen numrat për ndryshimet kushetetuese, pasi po të zgjidhnim të mbetemi në opozitë, ajo do ishte më e lehtë por do kishim krizë dhe ndoshta do të shkonim në zgjedhjet të parakohshme parlamentare, rrugë tjetër nuk mbetej”, deklaroi Shabani.

Ai shpreh bindjen e tij se deputetët e VMRO-DPMNE-së do ti përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Me shumë gjasa po, ne kemi shpresë dhe punojmë në këtë drejtim. Besoj se edhe te partia më e madhe maqedonase e cila e krijon ngërçin më të madh, do të ketë deputetë që do ti përkrahin ndryshimet kushtetuese”, shtoi Shabani.

I pyetur prej nga kjo bindje, Shabani tha se këtë e duan vetë disa nga deputetët e partisë së Micksokit.

“Kur flasim në kryesi të partisë, deputetë tanë tregojnë se kanë komunikim me të gjithë kolegët e tyre nga subjektet e tjera politike, por konkretisht tash kur flasim për deputetë e VMRO-DPMNE-së, ata thonë se ka një vullnet ku ndoshta ata tani në një periudhë shumë të shkurtër do të jenë në idenë që do i mbështesin ndryshimet kushtetuese, edhe pse ato tani nga lideri i tyre kanë një shtypje. Kuptohet ai ka një presion nga ajo që ka thënë më herët dhe nuk di si të dalë nga ajo situatë, por ai këtë më tepër e bën për marketing politik”, theksoi Shabani.

Shabai thotë se deri në fund të vitit ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

Continue Reading

Lajme

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

Published

on

By

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.

Sot (15.09.2025) në orën 15:30, SPB Veles morri njoftim se një person femër është gjetur me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles.

Policia shkoi në vendngjarje dhe përcaktuan se personi ishte R.K. (31) nga Velesi, e cila u transferua nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë në Spitalin e Velesit, ku u shpall e vdekur.

Menjëherë më pas, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur edhe babai i saj, K.K. (68), i cili gjithashtu kishte lëndime nga një objekt i mprehtë.

Në shtëpi u gjet edhe I.S. (39) nga Shkupi, ish-partner i R.K.-së, me lëndime nga një objekt i mprehtë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai i ka sulmuar të dy, pas së cilës është lënduar edhe vetë. Pasi u transferua në spitalin e Velesit, edhe ai u shpall i vdekur.

Një hetim po kryhet nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles dhe po merren masa për sqarimin e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Published

on

By

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.

Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.

Kryetari i komunës, Valbon Limani theksoi se se investimet të tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.

“Në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.

Ndryshe, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Published

on

By

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk mund të gjejë zgjidhje për problemin, dikush tjetër është fajtor, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me zjarret në deponitë në rajonin e Shkupit dhe mënyrën se si Qeveria po e menaxhon të gjithë situatën.

“Në 15 muajt e fundit, fillimisht kishte mbikëqyrje me dronë, kishte përpjekje për destabilizim, pastaj sulme hibride, dhe tani po ndodh diçka e organizuar nga qendra të ndryshme të huaja të pushtetit. Mendoj se asnjë kryeministër nuk ka guxuar ta keqpërëdorë situatën në aspektin e sigurisë në këtë mënyrë, as të keqpërdor instrumentet e sigurisë në vend. Nuk kemi parë asnjë zgjidhje të vetme për asnjë problem nga kjo qeveri”, thotë Filipçe.

Ai shtoi se nëse është ashtu siç thotë kryeministri për situatën aktuale me zjarret në deponi dhe nëse jemi vërtet nën sulm, kërcënim, disa sulme hibride ose disa qendra të huaja pushteti, atëherë, sipas mendimit të tij, Këshilli i Sigurisë duhej të ishte mbledhur i pari dhe në terren të dalë Armata.

“Duhej në terrren dhe në opinion të dilte ministri i Mbrojtjes. Të gjitha shërbimet e sigurisë në vend duhej të aktivizoheshin, NATO duhej të njoftohej, si partneri ynë strategjik. Asgjë nga kjo nuk po ndodh, e gjithë kjo që po bën kryeministri është në fakt një piar dramë , nuk ka asnjë veprim për të zgjidhur problemet dhe kjo është vërtet provë e një udhëheqjeje amatore të vendit. Në praktikë, ky ekip nuk ka kapacitet për ta udhëhequr vendin siç duhet”, tha Filipçe.

I pyetur se cilat janë propozimet dhe zgjidhjet e tij, si lider i opozitës, Filipçe u përgjigj se së pari duhet të bëhet një analizë e asaj që VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit ua premtuan qytetarëve katër vjet më parë, pastaj duhet të bëhet një analizë e të gjitha deponive, nëse ato funksionojnë ligjërisht, nëse kanë licenca dhe nëse të gjitha janë të vendosura në një distancë të përshtatshme nga zonat e banuara dhe nga vendet ku importohen mbeturinat në vend.

Continue Reading

TOP Lajme