Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani ka marrë pjesë në panel diskutimin me temë “(Ri)pozicionimi ideologjik i partive politike” e organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci.
Gjatë diskutimit Ramadani foli mbi sfidat dhe perspektivat ideologjike që na presin si shoqëri dhe ASH-në si parti politike.
“Ishte kënaqësi të isha panelist në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të partive politike në Maqedoni diskutuam mbi temën ‘(Ri)pozicionimi ideologjik i partive politike’. Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, pata mundësinë të kontribuoj në debatin mbi sfidat dhe perspektivat ideologjike që na presin si shoqëri dhe si parti politike”, thuhet në njoftimin e Ramadanit.