Lajme
Sefer Selimi selam Adnan Azizit: Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni
Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend dhe rajon, Sefer Selimi, ka reaguar ndaj deklaratave të Adnan Azizit, duke theksuar se në Gostivar nuk mund të imponohet vullneti i qytetarëve me urdhra apo kërcënime.
“Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni. Madje mund ta sillni edhe vetë Mickoskin si ‘poverenik i vlladës’, nëse mendoni se me urdhra dhe kërcënime mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve. Por mos harroni një gjë: në atë qytet vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet, nuk thyhet dhe nuk mposhtet! Kthehuni e shikoni pak historinë, aty do ta gjeni përgjigjen që do ta merrni,” – ka deklaruar Selimi.
Ai ka komentuar edhe situatën politike në Strugë, pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale:
“Në Strugë zgjedhja është mes një strugani dhe kandidatit të Mickoskit. Struganët e dinë më mirë se kënd do zgjedhin!” – ka shtuar Selimi.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, teksa partitë po mobilizohen për balotazhet që pritet të jenë vendimtare në disa komuna me shumicë shqiptare. Gazeta Flaka
